Skip to Content

MASTER EKZEKUTIV I RI- Menaxhim i Cilësisë dhe Standardeve në Sistemet Agroushqimore -APLIKO TANI

25 shtator 2026 by
MASTER EKZEKUTIV I RI- Menaxhim i Cilësisë dhe Standardeve në Sistemet Agroushqimore -APLIKO TANI
Web Publikime

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap programin e ri Master Ekzekutiv të Ciklit të Tretë:

Menaxhim i Cilësisë dhe Standardeve në Sistemet Agroushqimore

Një program i orientuar drejt ekzekutivëve, menaxherëve, drejtuesve, ekspertëve dhe profesionistëve që duan të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në menaxhimin e cilësisë dhe standardeve në sektorin agroushqimor.

Kush mund të aplikojë?

  • Menaxherë dhe drejtues të kompanive e institucioneve
  • Profesionistë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore
  • Ekspertë të standardeve, certifikimit dhe përputhshmërisë
  • Profesionistë të sektorit agroushqimor që synojnë avancimin në karrierë
  • Çdo individ tjetër që ka një diplomë Master Shkencor dhe ka interes të punojë në këto fusha.

Çfarë do të përfitoni?

  • Ekspertizë të avancuar në menaxhimin e cilësisë
  • Njohuri mbi standardet dhe sistemet e cilësisë
  • Aftësi për të menaxhuar proceset e certifikimit dhe përputhshmërisë
  • Një perspektivë më të gjerë profesionale dhe akademike

Afati i aplikimit: 5 TETOR 2026

Hapi i radhës në karrierën tënde mund të nisë këtu.