Një tjetër risi për UBT gjatë këtij viti ishte edhe fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këtë vit akademik do të diplomohen arkitektë peisazhi në nivelin bachelor. Diplomimi i tyre do të realizohet me projekte origjinale ndërkohë që ferma didaktike e UBT-së, kampusi i universitetit dhe ‘’Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës janë vendet kryesore ku kryhet praktika. UBT prej vitesh punon për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e këtij programi në të dy nivelet e studimit. Ndërkohë studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturë peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës vijojnë të zhvillojnë praktikën profesionale në ambientet e sipërpërmendura.