Stafi i UBT-së mer dozën e dytë të vaksinës anticovid



Në vijimësi të ndjekjes së rregullave të përcaktuara nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e COVID 19, UBT ndërmori dhe zbatoi me përpikmëri fushatën e vaksinimit anti-COVID dukeb marrë dozën e dytë të vaksinës në 16 qershor të këtij viti. Faza e dytë e vaksinimit anticovid për stafin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të Universitetit Bujqësor të Tiranës u realizua me sukses dhe pa asnjë problematikë të regjistruar.

Ashtu si edhe në fazën e parë, procesi i vaksinimit u zhvillua në ambientet e brendshme të kampusit të UBT duke zbatuar masat e përcaktuara në protokollet anticovid. Në fazën e parë në këtë institucion arsimor u vaksinuan më shumë se 430 persona, ndër të cilët staf akademik dhe ndihmës/akademikë nga 5 fakultetet e UBT-së e respektivisht nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, ai i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, ai i Mjekësisë Veterinare si dhe nga Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve që u bënë pjesë e këtij procesi intensiv.

Vaksinimi ashtu edhe siç ishte parashikuar, nisi në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua përgjatë gjithë ditës duke alternuar fashat orare të paracaktuara. Procesi i vaksinimit në UBT u mundësua dhe menaxhua më së miri edhe falë komunikimit intensiv të drejtuesve të institucionit dhe punës pregatitore të kryer nga strukturat e çdo niveli me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH). Çdo personi iu kërkua paraprakisht plotësimi i formularit të miratimit ku përveç gjeneraliteteve apo të dhënave personale, saktësoheshin nga autoritetet shëndetësore edhe informacione të detajtuara në lidhje me gjendjen shëndetësore.

UBT dhe biznese të ndryshme bëhen bashkë në panairin “Ditë e Hapur”