Krijohet për herë të parë në Shqipëri Tabela Shqiptare e Përbërjes së Ushqimeve

Registrations are closed
 
Organizohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës një seminar informues për prezantimin e Tabelës Shqiptare të Përbërjes së Ushqimeve, e krijuar për herë të parë në Shqipëri.
Kjo tabelë u krijua falë Programit Zyrtar për Mbështetjen e Zhvillimit në zonën e përbërjes së ushqimeve për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore, i financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës Sllovake.
Në seminar morën pjesë të ftuar nga institucione të ndryshme me rëndësi në vend, si  AKU, AMVB, OBU, Agroturizme, profesorë, studentë, konsumatorë, etj.
Baza kombëtare e të dhënave të përbërjes së ushqimit është thelbësore për:
-ofrimin e informacionit të detajuar mbi përbërjen e ushqimit,
 -studimet kërkimore të dietave lidhur me efektet në shëndet, riprodhimin, rritjen dhe zhvillimin,
-për studimet, industritë, politikat dhe modelimet që lidhen me dietat dhe ushqimin,
-për hartimin e dietave me përbërje të veçantë ushqyese në praktikën klinike, në formulimin e racioneve,
-për zhvillimin e produktit, duke përmbushur kërkesat e etiketimit të ushqimit, si dhe në përputhje me standardet dhe rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare,
-për zhvillimin e programeve edukative dhe  udhëzimin e  konsumatorëve për zgjedhjen e dietave të shëndetshme, etj.
UBT synon të shtrijë bashkëpunimet për  pasurimin e mëtejshëm të databazës së ushqimeve shqiptare dhe biodiversitetin e tyre, duke përfshirë edhe gatimet tradicionale, një potencial i çmuar për pasurimin e databazës kombëtare të përbërjes së ushqimeve.

Tabela Shqiptare e Perberjes se Ushqimeve 

Albanian Food Composition Table 


Date & Time
e premte
23 dhjetor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.