Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Zv. Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Dr. Erinda Lika morën pjesë në Takimin Kombëtar me temë “Produkte agro-blegtorale shqiptare pa mbetje-garanci për shëndetin e konsumatorëve dhe eksportin e tyre”.

Registrations are closed

📌Ky takim vjen në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë mes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar Shqiptar dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

🔸Qëllimi i këtij takimi ka të bëje me vlerësimin e rolit të mjekut veterinar në sigurimin e shëndetit publik veterinar, sigurinë ushqimore të produkteve dhe shëndetin e konsumatorit.

🔻Disa nga temat më të rëndësishme që u diskutuan në këtë takim ishin:

🔹Nevoja për trajnimin e vazhduar të veterinerëve dhe fermerëve në farmakovigjilencë,
🔹Problemet që sjellin PMV në persistencën e antimikrobikorezistencës,
🔹Implementimi i planeve kombëtare në drejtim të monitorimit të PMV-ve,
🔹Hartimi i një udhëzuesi në përdorimin e antimikrobikëve.

🟢Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në fjalën e saj tha se Ministria e Bujqësisë i jep rëndësi të madhe sigurisë ushqimore të produkteve për konsumatorin dhe kontributit të mjekut veterinar, ndërsa bëri me dije disa nga projektet më të rëndësishme të ndërmarrë në këtë drejtim. Ajo vlerësoi rolin thelbësor dhe unik të UBT në formimin profesional të specialistëve të rinj në këtë fushë dhe në mundësitë e shumta të përforcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurive të tyre brenda dhe jashtë vendit apo edhe në trajnimet e vazhdueshme të ekstensionistëve nga ekspertët më të mirë të bujqësisë në UBT.

📌Rektori Sallaku shprehu gadishmërinë, kontributin dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë apo me organet e tjera qendrore dhe vendore për gjithçka nevojitet për avancimin e mëtejshëm të këtij sektori dhe zhvillimin në nivelet e standarteve ndërkombëtare.

🔺Po ashtu, fjalën e morën edhe Prof. Lika dhe Prof. Dr. Shpend Shahini, Përgjegjegjës i Departamentit të MB në UBT.


Date & Time
e shtunë
1 tetor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.