PËRSE UBT ? 


Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron programe studimi në të gjitha ciklet e studimit të parashikuara në Ligjin e Arsimit të Lartë, Ligjin Nr. 80/2015:

  • 6 programe studimi të ciklit Programe profesionale 2 vjecare
  • 23 programe studimi të ciklit Bachelor
  • 1 program i integruar i ciklit te dyte
  • 19 programe studimi të ciklit Master i shkencave
  • 20 programe studimi të ciklit Master profesional
  • 1 programe studimi të ciklit Master ekzekutiv
  • 5 programe studimi të ciklit Doktorature

Në vitin 2021, UBT përfundoi me sukses procesin e akreditimit institucional nën autoritetin e Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Programet e studimit të UBT në të gjitha fushat dhe të tre ciklet e studimit janë një pasqyrim real i historise të këtij universiteti, kërkesave të tregut të punës, sfidave dhe dinamizmit të zhvillimit ekonomiko-social të vendit si edhe fryt i bashkëpunimit të përhershëm dhe eksperiencave më të mira të universiteteve anekënd globit.

“Ndërkombëtarizimi” i programeve të studimit bachelor, master dhe ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor dhe studimeve të doktoratës, përfaqëson një objektiv strategjik të UBT. UBT synon arritjen e standarteve të avancuara ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe njësimin e programeve, diplomave të dyfishta, internaciononalizimin e tyre dhe gjithashtu shndërrimin e UBT-së në Qendër Rajonale Ekselence, lider i inovacionit, zhvillimit të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

UBT në vitet e fundit ka rritur në mënyrë intensive bashkëpunimin ndërkombëtar për të zhvilluar programe shkëmbimi studentësh dhe stafi akademik me universitetet në USA, BE dhe me gjerë. UBT ka nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi me institucione prestigjoze ndërkombëtare dhe kombëtare.

UBT bashkëpunon me universitetet dhe Institucionet kërkimore dhe shkencore të BE-së përmes  projekteve Erasmus+, COST, INTERREG, Horizont 2020, CEEPUS, etj, në kërkime shkencore dhe programe që synojnë të mbështesin rritjen e nivelit shkencor të studentëve dhe stafit akademik dhe gjithashtu edhe në aspektin e shkëmbimit të stafit dhe studentëve.

UBT përgjatë shtatë dekada ka krijuar traditë dhe kapacitete në drejtim të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe ofrimit të shërbimeve. Trupa akademike me rreth 300 persona është e kualifikuar dhe ka kaluar eksperienca afatgjata (Ph.D ose postdoktoraturë) në vënde të ndryshme të BE.

UBT renditet ndër universitetet e rankuara më mirë në Shqipëri dhe zotëron një kampus unik universitar për zhvillimin e mësimit dhe kërkimit shkencor. Përveç infrastrukturës laboratorike UBT ka në pronësi Fermën Didaktike Eksperimentale (FDE) e cila është qëndra referuese e  tij për transferimin e teknologjive të reja bashkëkohore tek specialistët e bujqësisë, kompanive që operojnë në këtë fushë dhe fermerëve.