QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI

Rreth nesh

  Në plotësim të Standarteve Universitare Ndërkombëtare, që prej viti 2013, si pjesë e strukturave të Universitetit Bujqësor të Tiranës, funksionon Qëndra e Karrierës & Alumni (QKA) e cila shërben si njësi koordinuese dhe hallkë ndërmjetëse, e formësimit teorik dhe praktik të studentëve, nga njëra anë, dhe lehtësimit të përballjes me tregun e punës, nga ana tjetër. 

Qëllimi kryesori i QKA është të informojë dhe të orientojë studentët e UBT gjatë studimeve të tyre, në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme, duke krijuar mundësi për realizmin e praktikave, trajnime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, workshop, seminare, të lehtësoje kontaktin me tregun e punës si edhe gjurmimin e ecurisë së tyre të mëtejshme. 

QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT. Ndërmjetëson kontaktet e studentëve me bizneset, institucionet publike dhe organizata të profileve të ndryshme. Siguron informacion dhe orienton studentet lidhur me trajnime të ndryshme, bursa studimit etj. 

Në funksion të arritjes së qëllimit, QKA koordinon punën e 5 Zyrave të Karrirës së Studentëve (ZKS) në çdo njësi kryesore të UBT. Kështu, QKA ka një strukturë të mirëfilltë dhe të plotë me synim arritjen e qëllimit të saj.

     
     Kontakte me Qëndrën e Karrierës dhe Alumni (QKA) 
    Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit
    Godina B
    Zyra 105
    Email: karriera@ubt.edu.al