Aktivitet në Ditën e Verës

Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe studentët e tij morën pjesë në aktivitetin e organizuar së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të “Ditës së Verës”.

Takimi i moderuar nga Zëvendës Rektorja e UBT për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet, Prof. Dr. Romina Koto, kishte si temë kryesore modernizimin e sektorit bujqësor në vend me në fokus të rinjtë e diplomuar në këtë fushë.

Studentët, nga degë të ndryshme të fakulteteve të UBT, patën mundësinë të ishin pjesë e një bashkëbisedimi të hapur edhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj dhe me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Punësimit.

UBT informon maturantët e qytetit të Elbasanit, Krujës dhe Durrësit mbi degët, programet e studimit dhe kriteret e pranimit.