Leksion i hapur me temë "Roli i agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë në mbrojtjen e konsumatorit"

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi leksionin e hapur me temë "Roli i agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë në mbrojtjen e konsumatorit" me të ftuar Z. Kujtim Uka, Drejtor i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë.

Leksioni u zhvillua në mbështetje të CEEPUS Network në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrotjes së Konsumatorit.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Z. Uka theksoi rëndësinë e autoriteteve përgjegjëse për sigurinë ushqimore dhe funksionimin e tyre në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.


Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni