Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton studentët të aplikojnë në projektin “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni” për të patur mundësinë e punësimit në fushat e tyre të studimit.

Ju bëjmë me dije se Bashkia Tiranë, përmes Drejtorisë së Nxitjes së Punësimit ka hapur thirrjen për aplikim në këtë projekt nga data 18.03.2024 deri më datë 11.04.2024 për të rinjtë dhe të rejat e sapodiplomuar, brenda 12 muajve të fundit.

Qëllimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës është që përmes bashkëpunimit në iniciativa të tilla me sektorët privat apo publik të ndërmjetësojë rrugën për punësimin e studentëve.

Ndaj ftojmë të interesuarit të aplikojnë në: https://tirana.al/artikull/njoftim-publik-26661


Red Bull fton studentët të marrin pjesë në projektin ndërkombëtar “Red Bull Can You Make It”