Thirrje për Portugali

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Institutit Politeknik Viana do Kastelo, Portugali shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025, 2 (dy) kuota.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

                                                    Afati i aplikimit: 15 Prill 2024

Kriteret për aplikim:

 

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

– Performancë të mirë akademike.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

        Listë notash
        Letër motivimi në gjuhën angleze;
        CV në gjuhën angleze;
        Certifikatë e gjuhës huaj (Anglisht);

Përparësi në nominim kanë studentët që u përkasin grupeve të disavantazhuara.

Studentët që i përkasin kësaj kategorie kanë përparësi. Studentët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës; studentët me ndihmë financiare; studentët me nevoja të veçanta  etj.

Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al

Thirrje Portugali students 


Thirrje Wroclaw, Poloni