Marrëveshja me Qarkun Gjirokastër

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ka nisur një tur nëpër bashki dhe qarqe të vendit për promovimin e UBT dhe kapaciteteve të tij akademike dhe për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore.

Të lumtur që finalizuam Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes UBT dhe Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, përfaqësuar nga Kryetari, Z. Dino Selimi, duke forcuar kështu gjithnjë e më tepër marrëdhëniet mes dy institucioneve dhe duke punuar së bashku për zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor në vend.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është institucionalizimi i bashkëpunimit mes UBT dhe Këshillit të Qarkut Gjirokastër në sferën e bujqësisë, blektorisë, pylltarisë, akuakulturës, agroturizmit, teknologjive ushqimore, si dhe në ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, mjedisit e pyjeve.

Pëmes kësaj marrëveshje, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri praktike dhe të aplikojnë njohuritë e tyre në mjedisin real të punës, si në ndërmarrje bujqësore, strukturat administrative të bashkisë e organizata të tjera të cilat kanë lidhje me sektorin bujqësor.

Nga ana tjetër, Bashkia do të përfitojë nga ofrimi i ekspertizës dhe këshillimit nga profesionistët e UBT për çështje si mbrojtja e mjedisit, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe zhvillimi rural, po ashtu do të përfitojë dhe nga kontributi i studentëve të UBT në zhvillimin e këtij sektori dhe komunitetit të Bashkisë.

Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes  

Marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Memaliaj