Komisioni për Ligjshmërinë e Promovimit Akademik dhe Kontrollit Antiplagjiaturë (KLPAKA) ngritur me Vendim Senati Nr. 12 date 18.04.2024 njofton të gjithë kandidatët, që do të konkurojnë për autoritete drejtuese, anëtarë të organeve drejtuese dhe anëtarë të komisioneve të përhershme të parashikuara në ligj, si më poshtë:
1) Afati për të dorëzuar kërkesën për Vlerësimin e Ligjshmërisë së Promovimit Akademik dhe /ose Kërkesën për Kontrollin Antiplagjiaturë fillon më datë 25/04/2024 deri më datë 13/05/2024.
2) Mund të paraqiteni pranë zyrës së IT-së, Godina A/FEA, kati i I, duke filluar nga 25/04/2024, për të marë informacion si dhe për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për këtë proçes.
Kandidatët që e kanë kaluar procesin e Vlerësimit të Ligjshmërisë dhe Kontrollit Antiplagjiaturë gjatë zgjedhjeve të kaluara në UBT, duke e provuar këtë me vërtetim të lëshuar nga Këshilli i Etikës të UBT-së, nuk i nënshtrohen këtij proçesi vlerësimi.
Për detaje lidhur me kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ti referoheni Kreut IV të rregullores për “Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritet dhe Organet Drejtuese në UBT”, miratuar me vendimin e Senatit Akandemik me Nr. 07, datë 18.04.2024