Thirrje për mobilitete për studentët e Doktoraturës në kuadër të bursës “PIER PAOLO AMBROSI” për kërkime në fushën e zhvillimit rural

Studentët e Doktoraturës së Universitetit Bujqësor të Tiranës, më specifikisht ata që janë pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, janë të ftuar të aplikojnë për të qenë përfitues të kësaj burse që do të zhvillohet pranë ISRE – Institutit të Lartë të Kërkimeve Arsimore në Itali (Mestre) në kuadër të PIER PAOLO MOBLITY FUND/PIER PAOLO AMBROSI MOBILITY PROGRAM.

Pier Paolo Ambrosi, i përcaktuar si një misionar shumëdimensional dhe nismëtar i zhvillimit rural në Shqipëri, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes projekteve Volontariato Internazionale per lo Sviluppo (VIS), të financuara nga Kooperimi Italian në drejtim të modeleve të zhvillimit komunitar shqiptar dhe sidomos të qasjes evropiane ‘LEADER’ si më konkrete e më moderne.

Duke ndjekur shembullin e tij dhe të sigurt se ajo që ai inicioi dhe ndau në Shqipëri është një trashëgimi e çmuar për t'u mbrojtur dhe për t'u lulëzuar, VIS ka vënë në dispozicion një fond për bursa kërkimore për studentët e Doktoraturës së Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Falë disponueshmërisë dhe bashkëpunimit të ISRE dhe gjithashtu të kampusit universitar IUSVE (Instituti Universitar Salezian i Venecias), studentët e përzgjedhur do të qëndojnë në Itali nga data 15.04.2024 deri në 22.05.2024 dhe do të kenë mundësinë të mësojnë rreth praktikave të mira italiane, të njihen me konceptet e zhvillimit me pjesëmarrje të mbështetur gjerësisht nga “PIER PAOLO AMBROSI”, si dhe të përfitojnë nga kurset e ofruara në Institut  apo nga strukturat didaktite që do të vihen në dispozicion të tyre.

Documentat e nevojshëm për aplikim:

CV në anglisht (Modeli Europass) e firmosur, 
- Kërkesa në anglisht për të marrë pjesë në program,
- Letër Motivimi për të ndjekur programin.

Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet me e-mail në adresat evadashi@ubt.edu.al, vis.albania@volint.it deri më 08.04.2024, ora 16.00, datë kur është edhe afati i fundit i aplikimeve.

Ndaj i urojmë fat studentëve që do të mund të përfitojnë nga kjo bursë, duke kujtuar një thënie të preferuara të Pier Paolo të cilës i besojmë dhe ne “Ta nisim nga fundi për të bërë të pamundurën të mundur”.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës hapet Qendra Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor.