Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar

Departamenti i Shëndeti Publik Veterinar morri këtë emër në vitin 2007 si një domosdoshmëri e kohës, për të pasqyruar më mirë përmbajtjen e disiplinave formuese që ishin në përbërje të tij si dhe për të theksuar edhe më tepër rolin e kësaj njësie në drejtim të fushës së sigurisë ushqimore. Veprimtaria e tij bazohet në paradigmën “Një shëndet” e cila e lidh në mënyrë të pandashme shëndetin publik me shëndetin e kafshëve. Ky department është i vetmi që ka në përbërbërje të tij disiplina ku evidentohet specifikisht roli i edukimit veteriner gjatë gjithë zinxhirit ushqimor, duke filluar nga kontributi profesional mbi shëndetin e kafshëve e deri në kontrollin e produkteve me origjinë shtazore.

 

Mësimdhënia

Për të garantuar edukimin tërësor veterinar ky departament fokusohet në mënyrë të vecantë në disiplina formuese të detyrueshme si Mikrobiologjia dhe Higjiena veterinare, Epidemiologjia dhe sëmundjet infektive, Sëmundjet e kafshëve me rritje industriale, Sëmundjet e kafshëve të egra dhe bletëve, Iktiopatologjia, Toksikologji veterinare dhe Inspektimi i produkteve me origjinë shtazore. Gjithashtu ai mbulon edhe një sërë disiplinash fakultative të cilat e profilizojnë edhe më mirë studentin drejt aspekteve më të vecanta që mbulon edukimi veterinar. Lëndët që trajtohen nga stafi pedagogjik i Departamentit të Shëndetit Publikë Veterinar shtrihen nga viti i dytë deri në vitin e pestë.

 

Trajnime dhe ekspertizë

  • Trajnime për edukimin e vazhduar për mjekët veterinarë në lidhje me sëmundjet emergjente, endemike dhe ato ndërkufitare.
  • Ekspertizë në lidhje me dizenjimin dhe implementimin e projekteve kërkimore shkencore
  • Ekspertizë në lidhje me hartimin dhe vlerësimin e:
  • Programeve të kontrollit të sëmundjeve infektive (vaksinimi, programi i vaksinimit, vlerësimi i imunitetit të tufës);
  • Programet e dezinfektimit;
  • Programet e survejancës së sëmundjeve infektive në kafshët e fermës.
  • Ekspertizë në hartimin dhe vlerësimin e programeve të biosigurisë dhe skemave të shëndetit të tufës
  • Ekspertizë në kryerjen e testeve laboratorike dhe interpretimin e rezultateve të tyre
  • Vlerësimin e testeve laboratorike përmes metodave inovative (modelet statistikore Bayesian Latent Class models,  Hui-Ëalter).
  • Ekspertizë në përllogaritjen e madhësisë së kampionit sipas qëllimit dhe popullatës/ve target, analizimi i të dhënave epidemiologjike përmes përdorimit te metodave klasike dhe atyre innovative (R, Rstudio, Python, GitHub, JAGA etj).
  • Ekspertizë në asgjësimin e sigurtë të mbetjeve me risk biologjik
  • Ekspertizë e thelluar në vlerësimin e riskut të sëmundjeve zoonotike endemike në shëndetin publik dhe vlerësimin e programeve të kontrollit të sëmundjeve infektive në nivel individual dhe popullate.
  • Vlerësimi i programeve të biosigurisë, kontrollit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve emergjente dhe ri-emergjente të kafshëve dhe Vlerësimin e parametrave të testeve diagnostike përmes përdorimit të metodave të avancuara biostatistikore (R, LCM etc.).
  • Konsulencë për autoritetet veterinare për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive dhe Vlerësimi i programeve të survejancës së sumndje infektive të gjedhit (Diarreja Virale e Gjedhit, Rhinotrakeiti Infektiv i gjedhit, Paratuberkulozi etj.).
  • Ekspertizë për monitorimin e ngarkesës mikrobike në thertore (përfshirë karkasat, mjediset &mjetet e punës dhe personelin).
  • Ekspertizë për monitorimin e ngarkesës mikrobike në fabrika të përpunimit të qumështit (përfshirë mjediset & mjetet e punës dhe personelin).
  • Ekspertizë për monitorimin e ngarkesës mikrobike në magazinat e ruatjes së ushqimeve me origjinë shtazore (duke përfshirë mjetet e punës dhe personelin).
  • Konsulencë për procedurat e marrjes së mostrave në thertore (në varësi të specieve), marrjen e mostrave në fabrikat e qumështit, baxho dhe ferma prodhimi.
  • Konsulencë për implementimin e PMP-ve dhe sistemit HACCP në thertore, Konsulencë për implementimin e sistemit HACCP në fabrikë qumështi.
  • Trajnime për testet që përdoren për egzaminim e Trichinella  spp në karkasa.
  • Trajnime në fushën e kontrollit sanitar të mishit të kafshëve dhe shpendëve në gjithë zinxhirin e prodhimit deri në tavolinën e konsumatorit.
  • Trajnime në fushën e kontrollit sanitar të qumështit dhe produkteve të tij në gjithë zinxhirin prodhimit deri në tavolinën e konsumatorit.
  • Trajnime në fushën e kontrollit sanitar të peshkut dhe produkteve të peshkimit në zinxhirin e prodhimit e deri tek konsumatori.
  • Asistencë për të tretë në manaxhimin e fermave akuakulturore.
  • Asistencë për manaxhimin e peshqve dekorative.
  • Kontroll për endo/ekto parazitë në peshq dekorative dhe/ose kultivuar dhe trajtimi tyre.
  • Kontroll për sëmundje bakteriale në ferma akuakulture dhe/ose akuariumeve dhe trajtimi tyre.
  •  Kontrolli dhe manaxhimi fermave dhe peshqve dekorative për sëmundje virale.
  • Kontrolli dhe manaxhimi sëmundjeve mykotike në fermat e kultivimit të peshqve dhe peshqve dekorativ.
  • Kontrolli dhe manaxhimi fermave të kultivimit të peshqve dhe peshqve dekorative për patologjite idiopatike.
  • Vlerësimi dhe kontrolli parametrave ambjentale (parametrave përbërës të ujit) në fermat e kultivimit të peshqve.
  • Trajnime lidhur me “pest control” në ferma si dhe lidhur me parandalimin e mastitit në gjedhë,
  • Konsulencë për diagnostikimin klinik dhe laboratorik (në bashkëpunim), kontrollin parandalimin dhe menaxhimin e mykotoksinave në rritjen industriale të derrave, shpendëve dhe gjedhit.
  • Konsulencë për vendosjen e diagnozës klinike dhe nekroskopike tek derrat.
  • Konsulencë mbi skemat e mjekimit dhe vaksinimit për çdo kategori derrash