Këshilltarët e Karrierës

MSc. Bledar Kuka

Specialist i Zyrës së Karrierës dhe Alumni
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
E-mail: zks.fbm@ubt.edu.al; msallaku@ubt.edu.a

Që prej vitit 2021, është Këshilltar Karriere, pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe është trajnuar dhe certifikuar për Këshillim dhe Menaxhim Karriere. Synohet të fokusohet edhe në dijet praktike duke trajnuar studentët në formimin e një CV-je profesionale ose letre motivimi. Pjesë e grupit organizativ të Panairit të Karrierës të UBT-së.

Pjesë e UBT-së që nga viti 2004, fillimisht si lektor pranë Departamentit të Prodhimit Shtazor dhe më pas, prej vitit 2012, si specialist pranë Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit.

Në 2005, ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare.

Nëse dëshironi të rezervoni takim me këshilltarin e karrierës, ju lutemi klikoni në këtë link: https://forms.gle/cjcgELUdaQDS2YqJ9

 

MSc. Agime Kërçuku 

Specialist i Zyrës së Karrierës dhe Alumni

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

E-mail:   akercuku@ubt.edu.al

  Ka përfunduar studimet e larta të ciklit Bachelor  dhe Master Shkencor në Universitetin e Tiranës.  Që nga viti 2020 është pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës si specialiste pranë Zyrës së Karrierës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Gjatë kësaj periudhe është trajnuar dhe çertifikuar nga My Career në bashkëpunim me Risi Albania për Këshillim dhe Menaxhim Karriere, me fokus përçimin e njohurive praktike dhe aftësive profesionale në kuadër të zhvillimit të karrierës së studentëve duke i orientuar ata kryesisht në formimin e CV, letrës së motivimit dhe përgatitjes për intervistë për punesim. Është trajnuar për të interpretuar rezultatet e testeve ndërkombëtare: CDDQ –Vështirësitë në Procesin e Vendimmarrjes për Karrierën; PGI – Inventari i Matjes së Interesave; ADOR – Analiza e Kërkesës për Orientim. Teste të cilat janë të standartizuara sipas nevojave të konteksit shqiptar të përshtatura për orientimin e studentëve që të identifikojne më qartë interesat dhe aftësitë të cilat ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre.  Nëse dëshironi të rezervoni takim me këshilltarin  e karrierës, ju lutemi klikoni në këtë link:   https://forms.gle/kCuDUHK1nFEP6AULA


MSc. Mimoza Thomaj

Specialist i Zyrës së Karrierës dhe Alumni
Fakulteti i Shkencave Pyjore
E-mail:   fshp_zios @ubt.edu.al

Pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës që nga viti 1983.
Qysh prej viti 2008 është specialiste ne Zyrën e Karierës në Fakultetin e Shkencave Pyjore, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Është  trajnuar në fushën e këshillimit të karrierës, që nga viti 2010 nga USAID, Risi Albania. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është certifikuar me diplomën e  GLOBAL CARER  DEVELOPMENT FACILITATOR  (GCDF) ne vitin 2019. 
Nëse dëshironi të rezervoni takim me këshilltarin e karrierës, ju lutemi klikoni në këtë link:  https://sites.google.com/a/ubt.edu.al



MSc. Majlinda Sallaku

Specialist i Zyrës së Karrierës dhe Alumni
Fakulteti i Bioteknologjis ë  dhe Ushqimit

E-mail:  msallaku@ubt.edu.al

Qysh prej viti 2008 Këshilluese Karriere pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Është trajnuar në fushën e këshillimit të karrierës , që nga viti 2010 nga USAIDI. Me mbështetjen e RISI ALBANIA është trajnuar dhe certifikuar me diplomën e  GLOBAL CARER  DEVELOPMENT FACILITATOR  (GCDF) ne vitin 2019. Gjithashtu në vitin 2021 është trajnuar për përdorimin e pyetësorëve të Vështirësive në Procesin e  Vendimmarrjes për Karrierën–CDDQ ; Inventarin e Matjes së Interesave –PGI ; Analizës së Kërkesës për Orientim –ADOR.  Nëse dëshironi të rezervoni takim me këshilltarin  e karrierës, ju lutemi klikoni në këtë link:   https://forms.gle/ZeE2LNLxQnuQW9aj7



MSc. Erisa Merturi

Specialist i Zyrës së Karrierës dhe Alumni

Fakulteti i Mjekesisë Veterinare
E-mail:     emerturi@ubt.edu.al

Që prej Korrikut të vitit 2020 është si Këshilltare Karriere pranë Fakultetit te Mjekesisë Veterinare,Universiteti Bujqesor i Tiranës.  Gjatë kësaj periudhe është trajnuar dhe e çertifikuar për Këshillim dhe Menaxhim Karriere, ku bën të mundur që nevojat e studentëve të jenë të permbledhura ne një zyre te vetme!Perpos fokusit ne dije teorike synon të fokusohet edhe në dijet praktike,duke trajnuar studentet ne formimin e një cv-je profesionale ose letre motivimi.

Nëse dëshironi të rezervonitakim me këshilltarin  e karrierës,ju lutemi klikoni në këtë link: 
https://forms.gle/cjcgELUdaQDS2YqJ