avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Panairi i Karrierës

Panairi i Karrierës

Është e padiskutueshme që kontributi i universitetit është jo vetëm absorbimi i kapaciteteve njerëzore, edukimi, trajnimi i tyre gjatë viteve të studimeve por gjithashtu është shume e rëndësishme që të sigurojë facilitimin e daljes së tyre në tregun e punës. Në këtë linjë, UBT ka krijuar QKA ku ndër objektivat kryesore të së cilës është pikërisht afrimi i mëtejshëm i Universitetit me tregun e punës. Kështu që, padyshim organizimi i eventeve që adresojnë këtë problematikë, janë plotësisht të nevojshme dhe të justifikuara.

 

Panairi i III-të i Karrierës:

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), nëpërmjet Qendrës së Karrierës dhe Alumni (QKA), në datën 21 Qershor 2016, në ambjentet e Kampusit, organizoi Panairin e Karrierës. Tashmë Panairi i Karrierës është shndërruar në një traditë të suksesshme, pasi ai organizohet për të tretin vit radhasi.

Ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vëndin. Në këtë linjë, synimi është që nëpërmjet këtij organizimi të krijohen mundësi dhe facilitohen kontaktet direkte të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm. Organizimi i përvitshëm i Panairit të Karrierës, ka krijuar mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis Universitetit dhe shume aktorëve të tjerë të shoqërisë.

Në funksion të organizimit të panairit, janë ftuar për pjesëmarrje aktive me stendënjë numër i kosniderueshëm të sipërmarrjeve, organizatave dhe institucionevetë ndryshme publike. Janë shpërndarë ftesa drejtuar institucioneve të rëndësishme në vend, përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë, sipërmarrjeve private etj.

Panairi i Karrierës rezultoi një ngjarje që kontribuoi në mënyrë të rëndësishme për përafrimin e nevojave të sipërmarrjeve, organizatave dhe institucioneve publike për kapacitetet më të mira njerëzore dhe nevojave të Universitëtit për të lehtësuar sa më shumë punësimin dhe realizmin e praktikave për studentët e tij. Kështu, në këtë Panair, morën pjesë 36 sipërmarrje private dhe organizata të profileve të ndryshme.

Referuar feedback-ut nga ana e sipërmarrjeve dhe organizatave prezente në panair, numri potencial për tu punësuar pranë tyre arrin në 82 studentë dhe numri i studentëve që mund të përzgjidhen për të realizuar praktikën mësimore arrin në 170. Ndërkohë, numri mesatar i studentëve që ofruan sipërmarrjet dhe organizatat, pjesëmarrëse në Panair për të punësuar është 5 studentë dhe për të realizuar praktikën profesionaleështë po ashtu 5 studentë.

Sigurisht që gjatë ditës së panairit, studentët ishin aktive me CV-të e tyre në aplikimet pranë sipërmarrjeve dhe organizatave prezente. Ndaj, në funksion të motivimit të mëtejshëm të tyre, u vlerësuan me çertifikatë 13 studentë të cilët paraqitën CV-të më të mira.

Njëkohësisht, Panairi i Karrierës shërbeu edhe si një mundësi fantastike komunikimi dhe krijimi të urave të bashkëpunimit. Gjatë këtij eventi, u nënshkruan 12 marrëveshje bashkëpunimi, si edhe janë shpërndarë 9 çertifikata mirënjohje për sipërmarrjet dhe organizatat pjesëmarrëse në panair në funksion të shprehjes së një vlerësimi për mbështëtjen e vazhdueshme ndaj UBT. Panairi shërbeu edhe si një mundësi promovimi pasi u realizua në ambjentet e Kampusit të UBT, në të cilin janë afro 14 500 studentë aktive dhe rreth 300 pedagogë. Për më tepër, ky event u pasyrua edhe nga ana e medias, si Scan Tv dhe TVSH.

Referuar vlerësimit të pjesëmarrësve, ndër të tjera, panairi rezulton të jetë një event i domosdoshëm, i cili plotëson nevojat e sipërmarrjeve për kapacitete njerëzore, për institucionet publike me specialiste të rinj si edhe një mudësi për shume studentë nëpërmjet organizatave të ndryshme për të marë pjesë në trajnime dhe projekte që kanë impak në shoqëri.

Si përfundim, është me rëndësi që të theksojmë faktin se organizimi i Panairit të Karrierës u vlerësua si një event i suksesshëm dhe i domosdoshëm në funksion të për-afrimit të universitetit me institucionet publike, sipërmarrjet dhe organizatat. Kjo vijë logjike shërben për të përforcuar më tej traditën e organizimit të këtij eventi edhe në vitet pasardhëse.

Institucione partnere