Panairi i Karrierës
Në ambientet e Kampusit të UBT, Qendra e Karrierës dhe Alumni organizon çdo vit Panairin e Karrierës. Organizimi i Panairit të Karrierës në UBT është shndërruar në një traditë të suksesshme, ku vlen të përmendim se në vitin 2023 u organizua Panairi VIII-të. Ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin.
Nëpërmjet këtij eventi, UBT synon krijimin i mundësive dhe lehtësimi kontakteve direkt të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm. Panairit i Karrierës, krijon mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis sferës akademike dhe shumë aktorëve të tjerë të shoqërisë.
Ne besojmë shumë se Panairi Karrierës shërben dhe do të shërbejë si platformë e suksesshme në funksion të adresimit të objektivave të mëposhtme:
- Krijimin e një hapësire për të përafruar ofertën dhe kërkesën, duke shërbyer kështu si një dritare e rëndësishme komunikimi midis punëdhënësit siç janë institucionet publike, sipërmarrja private dhe organizata të ndryshme dhe punëmarrësit që janë studentët e UBT.
- Të shërbejë si një mundësi punësimi për studentët e UBT, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, pranë institucioneve publike, sipërmarrjeve private dhe organizatave në funksion të realizimit të praktikave profesionale.
- Të shërbejë si një mundësi nxitëse në funksion të arritjes së marrëveshjeve bashkëpunuese midis Universitetit dhe aktorëve të rëndësishëm në tregun e punës.
- Të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për të absorbuar një feedback nga ana e aktorëve të tregut të punës me synimin e përmirësimit të kurrikulës së studimeve në UBT.
- Të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer promovimi e UBT për institucione publike, sipërmarrjet si dhe organizata të ndryshme.
Në çdo panair marrin pjese disa sipërmarrje, institucione, dhe NGO, të cilët kërkojnë rreth 250-300 studentë për punësim dhe intenshipe.
Panairi i VIII i Karrierës
Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është edukimi universitar, pasuniversitar, kërkimi shkencor dhe trajnimi në mënyrë të vazhdushëm për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër nevoja e ndërmarrjes së inicjativave që përafrojnë kapacitetet me edukimin e duhur profesional të studenteve me sipërmarrjet private, organizatat dhe instiotucionet publike që janë të lidhura me fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit, është një nevojë e padiskututueshme. Në këtë kuadër, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), nëpërmjet Qëndrës së Karrierës dhe Alumni (QKA), në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit, në datën 04 Maj 2023, organizoi Panairin e VIII të Karrierës.
Prej vitesh, Panairi i Karrierës pranë UBT është shndërruar në traditë të suksesshme, pasi ai organizohet për të tetin vit radhasi.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi shumë të mirë ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve private si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vëndin. Në këtë linjë, synimi është që nëpërmjet Panairit të Karrierës të krijohenmundësi dhe lehtësohen kontaktet direkte të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial që konsiderohen studentët tanë, por dhe jo vetëm.
Panairi i VII i Karrierës
Në ambientet e Kampusit të UBT, Qendra e Karrierës dhe Alumni organizon çdo vit Panairin e Karrierës.
Organizimi i Panairit të Karrierës në UBT është shndërruar në një traditë të suksesshme, ku vlen të përmendim se në vitin 2023 u organizua Panairi VIII-të. Ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin.
Nëpërmjet këtij eventi, UBT synon krijimin i mundësive dhe lehtësimi kontakteve direkt të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm. Panairit i Karrierës, krijon mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis sferës akademike dhe shumë aktorëve të tjerë të shoqërisë.