Panairi i Karrierës
Qendra e Karrierës dhe Alumni, në ambientet e Kampusit të UBT, organizon çdo vit Panairin e Karrierës.
Tashmë Panairi i Karrierës pranë UBT është shndërruar në një traditë të suksesshme, pasi ai organizohet për të tretin vit radhazi.
Ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin. Në këtë linjë, synimi është që nëpërmjet këtij organizimi të krijohen mundësi dhe facilitohen kontaktet direkt të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm.
Organizimi i përvitshëm i Panairit të Karrierës, krijon mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis akademisë dhe shumë aktorëve të tjerë të shoqërisë.
Ndaj, duhet të besojmë fort se ky event shërben dhe do të shërbejë si një platformë e suksesshme në funksion të adresimit të objektivave të mëposhtme:
- Krijimin e një hapësire për të përafruar ofertën dhe kërkesën, duke shërbyer kështu si një dritare e rëndësishme komunikimi midis punëdhënësit siç janë institucionet publike, sipërmarrja private dhe organizata të ndryshme dhe punëmarrësit që janë studentët e UBT.
- Të shërbejë si një mundësi për studentët e UBT, me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, pranë institucioneve publike, sipërmarrjeve private dhe organizatave në funksion të realizimit të praktikave profesionale.
- Të shërbejë si një mundësi nxitëse në funksion të arritjes së marrëveshjeve bashkëpunuese midis Universitetit dhe aktorëve të rëndësishëm në tregun e punës.
- Të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për të absorbuar një feedback nga ana e aktorëve të tregut të punës me synimin e përmirësimit të kurrikulës së studimeve në UBT.
- Të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer promovimi për institucionet publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të ndryshme.