Tiranë, më 5.11.2024
NJOFTIM PËR MOBILITET (STUDENTË)
Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Geisenheim, Gjermani. Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025 dhe 2025-2026.
Ftohen studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.
· Numri maksimal i kuotave për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në këtë thirrje është 1 dhe kohëzgjatja e qëndrimit do të jetë 5 muaj.
· Për semestrin e parë për vitin akademik 2025- 2026 është disponibël 1 kuotë dhe kohëzgjatja e qëndrimit do të jetë 10 muaj.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
Listë notash nga Sekretaria Mësimore e përkthyer në gjuhën angleze;
Kopje e skanuar e pashaportës;
Dëshmi e gjuhës angleze për nivelin B2;
CV në gjuhën angleze;
PËR VEMENDJE!
· Programet Master pranë këtij universiteti janë të hapura vetëm për semestrin e dytë të vitit akademik ;
· Intershipet nuk ofron në këtë universitet;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina B në Fakultetin Ekonomik, kati I, zyra B103) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit per vitin akademik 2024-2025 fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (5.11.2024) deri në datë 20 Nëntor 2024.
Afati i aplikimit për vitin akademik 2025-2026 është deri në datë 30 Prill 2025.
Ju urojmë suksese!!!