Fakulteti Mjekësisë Veterinare
Mirësevini në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare
Mirësevini në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare – një qendër formimi për veterinerë dhe teknikë veterinarë, që përmes arsimit cilësor, kërkimit dhe shërbimeve, kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin public dhe sigurinë ushqimore.
✅ Misioni
Ne synojmë të ofrojmë një arsim bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, duke përgatitur mjekë veterinerë dhe teknikë të lartë veterinarë të aftë të garantojnë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë ushqimore. I udhëhequr nga parimi “Një shëndet”, fakulteti promovon një qasje ndërdisiplinore dhe të integruar, ku shëndeti i kafshëve shihet në funksion të mirëqenies së njerëzve dhe mjedisit. Në këtë kuadër, mjekët veterinarë përgatiten për të qenë pjesë thelbësore në monitorimin e sigurisë ushqimore përgjatë të gjithë zinxhirit nga “Ferma në tavolinë”.
🌟 Vizioni
Në përputhje me zhvillimet shkencore dhe shoqërore, vizioni i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare është të bëhet një qendër reference kombëtare dhe rajonale për arsimin universitar, kërkimin shkencor dhe edukimin e vazhdueshëm. Fakulteti synon të forcojë angazhimin në projekte kërkimore dhe të zgjerojë bashkëpunimin me universitetet simotra jashtë vendit, duke rritur ndërkombëtarizimin, cilësinë e mësimdhënies dhe shkëmbimet akademike. Përmes pjesëmarrjes aktive të stafit dhe studentëve në trajnime, specializime dhe projekte ndërkombëtare, fakulteti synon të rrisë kapacitetet profesionale dhe të ofrojë ekspertizë të specializuar për palët e treta në fushën e mjekësisë veterinare.
Management and Administration


Deputy Dean for Teaching
Dr. Albana MUNGA
- E-mail: amunga@ubt.edu.al
- Zyra: 208
- Dep. Moduleve Morfofunksionale

Deputy Dean for Science and Projects
Prof. Asoc. Egon ANDONI
- E-mail: eandoni@ubt.edu.al
- Zyra: 207
- Dep. Shëndetit Publik Veterinar


Departamenti Shëndetit Publik Veterinar
Departamenti i Shëndeti Publik Veterinar morri këtë emër në vitin 2007 si një domosdoshmëri e kohës, për të pasqyruar më mirë përmbajtjen e disiplinave formuese që ishin në përbërje të tij si dhe për të theksuar edhe më tepër rolin e kësaj njësie në drejtim të fushës së sigurisë ushqimore....

Departamenti Lëndëve Klinike
Departamenti i Lëndëve Klinike është një strukturë thelbësore e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, me fokus në formimin klinik të studentëve dhe zhvillimin profesional në fushat praktike të mjekësisë veterinare. Ky departament përfshin disiplinat kryesore që lidhen me mjekësinë e kafshëve të vogla dhe të fermës, kirurgjinë,....

Departamenti i Moduleve Paraklinike
Departamenti i Moduleve Paraklinike synon krijimin e specialistëve veterinar me baza të plota teorike dhe praktike përsa i përket lëndëve bazë formuese të edukimit veterinar si: Patologji, Farmakologji, Parazitologji, Virologji dhe Imunologji (Veterinare), gjithashtu diagnostikimi....
Departamenti Moduleve Morfofunksionale
Departamenti i Moduleve Morfofunksionale kryen aktivitetet e tij në kontekstin e misionit dhe vizionit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Departamenti i Moduleve Morfofunksionale, duke qënë pjesë integrale e FMV, së ....