NJOFTIM
Në kuadër të projektit E+ICM COMMO IX project (n. 2024-1-IT02-KA171-HED-000223973) koordinuar nga UNIMED - Mediterranean Universities Union, programi ERASMUS+, Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen për aplikime për lëvizje studentësh, gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2025-2026 në Universitetin e Barit.
Numri i kuotave është 1 (një).
Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në programet Bachelor dhe Master i Shkencave.
Dokumentet e nevojshme për aplikimin për studentët të cikleve Bachelor, MSc dhe PhD, të cilat duhet të dërgohen në formatin pdf në dy adresat elektronike erasmusoffice@ubt.edu.al dhe elika@ubt.edu.al, janë:
1. Formulari i aplikimit (bashkangjitur me thirrjen);
2. Curriculum vitae ( max 4 faqje);
3. Kopje e pashaportës;
4. Çertifikatë e njohjes së gjuhës angleze ( ose italiane) niveli B2;
5. Çertifikatë e regjistrimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës;
6. Listë të notave dhe mesatarja e krediteve të përftuara;
7. Për studentët në doktoraturë kërkohet edhe një përshkrim i detajuar i temës së kërkimit (propozim);
Afati i fundit për aplikim është data: 5 Shtator 2025
Application form-SMS_COMMO IX