Skip to Content

Bordi Kombëtar për AMR dhe Platforma e parë Dixhitale për Survejancën e Rezistencës Antimikrobike

Për herë të parë në Shqipëri konstituohet Bordi i Këshillimit të Rezistencës Antimikrobike (AMR).

Rezistenca antimikrobike (AMR) është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik global, ushqimin sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm sot, ndaj edhe mbikëqyrja efektive dhe zbulimi i hershëm janë thelbësore për menaxhimin e AMR. 

Për këtë, Prof. Dr. Erinda Lika, Zëvendës Rektore për Projektet Shkencore dhe Inovacionin në UBT së bashku me Prof. Dr. Edmond Nurellari, studiues nga Diaspora, Profesor i Asociuar në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike/Robotikë nga Universiteti Lincon UK, në kuadër të projektit READ realizuan projektin me titull "Krijimi i qasjeve dhe teknikave të reja për survejancën dhe diagnostikimin e rezistencës antimikrobike", financuar nga AADF. 

Objektivi kryesor i këtij projekti ishte zhvillimi i një platforme online për ndarjen e informacionit që mund të trajtojë vëllime të mëdha të të dhënave dhe të krijojë një databazë të të dhënave të aksesueshme në kohë reale për të gjithë palët e interesuara, si studiues, kompani farmaceutike dhe agjenci qeveritare.

Takim në kuadër të projektit READ mbi qasjet e reja për rezistencën antimikrobike dhe bujqësinë e zgjuar