Skip to Content

Dita Botërore e Ushqimit në UBT – “Dorë për dore për ushqime më të mira dhe një të ardhme më të mirë”

Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, 16 Tetor, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi një aktivitet tematik nën moton e kësaj dite për vitin 2025:

“Dorë për dore për ushqime më të mira dhe një të ardhme më të mirë.

Aktiviteti kishte për qëllim të theksonte rolin e ushqimit në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme duke bashkuar dijen, shëndetin, ekonominë, mjedisin dhe shoqërinë.

Studentë të fakulteteve të UBT prezantuan punimet e tyre kërkimore duke reflektuar se si bujqësia, teknologjia, bioteknologjia, shkencat e të ushqyerit, veterinaria dhe ekonomia kontribuojnë në krijimin e sistemeve ushqimore të sigurta, të qëndrueshme dhe miqësore me natyrën.

Në aktivitet ishin të ftuar edhe gjimnazistë të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me misionin dhe vizionin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u bërë pjesë e frymës që e sheh ushqimin si përgjegjësi sociale dhe mundësi për zhvillim.