Universiteti Bujqësor i Tiranës ju fton të merni pjesë ne workshopin "Krijimi i qasjeve dhe teknikave të reja për mbikëqyrjen e rezistencës antimikrobike dhe Diagnoza".
Projekti realizohet në kuadër të programit READ dhe financohet nga AADF, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës përfaqësohet nga koordinatore Prof. Dr. Erinda Lika, Zëvendës Rektore për Projektet Shkencore dhe Inovacionin dhe nga Prof. Asoc. Dr. Edmond Nurellari, Profesor i Asociuar në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike/Robotikë nga Universiteti Lincon MB.
Qëllimi kryesor i takimit do të jetë prezantimi dhe konstituimi zyrtar i Bordit të Rezistencës Antimikrobike (AMR) në Shqipëri.
Workshopi do të zhvillohet më 15 Korrik 2025, në orën 09:30 tek Salla BOKU, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.