UBT sjell historinë e suksesit të Xhulio Gjekës, studentit të Masterit në Shkencat Agronomike, i cili ka krijuar një sipërmarrje moderne dhe inovative në sektorin e serave. Duke bashkuar njohuritë e fituara gjatë studimeve, ai ka ngritur ALBA AGRO SHPK, një model efikas dhe të qëndrueshëm të serave inteligjente. Puna dhe pasioni i Xhulios tregojnë se si arsimi praktik, kërkimi dhe inovacioni mund të kthehen në zgjidhje reale për sfidat e bujqësisë moderne në vend. Shembulli i tij dëshmon se të rinjtë shqiptarë mund të ndërtojnë biznese sipas standardeve europiane, duke sjellë ide të reja dhe qasje të qëndrueshme në zhvillimin rural. Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, vlerësoi përkushtimin dhe progresin që Xhulio ka arritur në biznesin e tij, duke theksuar se UBT ofron mundësi konkrete profesionale, eksperienca praktike dhe një rrugë të sigurt drejt karrierës për të gjithë të rinjtë që zgjedhin këtë institucion. Nga ana tjetër, Xhulio i ftoi të rinjtë të shohin sektorin bujqësor si një mundësi të madhe zhvillimi, ku ka hapësira të gjera punësimi, mundësi inovacioni dhe perspektiva të qëndrueshme për të ndërtuar një të ardhme profesionale. UBT krenohet me studentë si Xhulio Gjeka, të cilët jo vetëm mësojnë, por edhe kontribuojnë me ide dhe modele të reja që ndikojnë pozitivisht në ekonominë rurale të vendit.
in Universiteti