Në kuadër të bashkëpunimit Erasmus+ midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Hochschule Hannover – University of Applied Sciences and Arts, Gjermani, shpallet thirrja për aplikim për staf akademik të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.
Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2 (dy).
Koha e qëndrimit:
• 5 ditë aktivitet akademik në institucionin pritës;
• 2 ditë të dedikuara për udhëtim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze (preferohet Europass);
• Letër motivimi (në gjuhën angleze), duke argumentuar rëndësinë e mobilitetit për zhvillimin profesional dhe institucional.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresat:
• apeculi@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
Në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (28/01/2026) deri në datë 26/02/2026.
Thirrje, Hochschule Hannover – University of Applied Sciences and Arts