UNIMED – Mediterranean Universities Union, koordinatori i konsorciumit COMMO (COoperation in the Mediterranean and Western Balkan through Mobility of Students and Staff), ka shpallur thirrjen për mobilitete të stafit akademik në kuadër të projektit COMMO IX , nën Programin Erasmus+ Programme KA171 për semestrin e parë të vitit akademik [2026–2027], në Universitetin e Barit.
NUMRI I KUOTAVE: 1 (një) kuotë
KOHËZGJATJA E MOBILITETIT
• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve [5 ditë + 2 ditë udhëtim]
MBËSHTETJA FINANCIARE
Programi mbulon:
• Shpenzimet e udhëtimit
• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit
Totali: 190 EUR / muaj
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Çdo aplikant mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
• Formulari i aplikimit për llojin specifik të mobilitetit (Trajnim – STT; Mësimdhënie – STA)
• Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për udhëtim jashtë vendit dhe me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj pas datës së kthimit nga vendi pritës)
• Çertifikatë ose vetëdeklarim që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose italiane, në varësi të gjuhës së vendit pritës (niveli minimal B2)
• Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe)
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 20 Prill 2026.