UNIMED – Mediterranean Universities Union, koordinatori i konsorciumit COMMO (COoperation in the Mediterranean and Western Balkan through Mobility of Students and Staff), ka shpallur thirrjen për mobilitete për qëllime studimi në kuadër të projektit COMMO IX , nën Programin Erasmus+ Programme KA171 për semestrin e parë të vitit akademik [2026–2027] në Universitetin e Barit.
QËLLIMI I MOBILITETIT
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mundësi për studentët që të zhvillojnë një eksperiencë akademike ndërkombëtare, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.
KATEGORITË E PËRFITUESVE
Në këtë thirrje përfitojnë mobilitet:
a) Studentë të ciklit të parë të studimeve (Bachelor);
b) Studentë të ciklit të dytë të studimeve (Master);
c) Studentë të ciklit të tretë të studimeve (Doktoraturë);
NUMRI I KUOTAVE: 1 (një) kuotë
KOHËZGJATJA E MOBILITETIT
• [3 deri në 5 muaj]
MBËSHTETJA FINANCIARE
Programi mbulon:
• Shpenzimet e udhëtimit
• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit
Totali: 900 EUR / muaj
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Çdo aplikant mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Formulari i aplikimit (bashkangjitur me thirrjen);
2. Curriculum vitae ( max 4 faqje);
3. Kopje e pashaportës;
4. Çertifikatë e njohjes së gjuhës angleze ( ose italiane) niveli B2;
5. Çertifikatë e regjistrimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës;
6. Listë të notave dhe mesatarja e krediteve të përftuara;
7. Për studentët në doktoraturë kërkohet edhe një përshkrim i detajuar i temës së kërkimit (propozim);
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 20 Prill 2026.
Thirrje për Mobilitet të Studentëve