Skip to Content

Takim në kuadër të projektit READ mbi qasjet e reja për rezistencën antimikrobike dhe bujqësinë e zgjuar

Prof. Dr. Erinda Lika, Zëvendës Rektore për Projektet Shkencore dhe Inovacionin në UBT së bashku me Prof. Dr. Edmond Nurellari, studiues nga Diaspora, Profesor i Asociuar në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike/Robotikë nga Universiteti Lincon UK, zhvilluan një takim me stafin akademik të UBT në kuadër të projektit READ me titull "Krijimi i qasjeve dhe teknikave të reja për survejancën dhe diagnostikimin e rezistencës antimikrobike".

Pjesëmarrësit u bënë pjesë e diskutimeve mbi integrimi e bujqësisë së zgjuar, bujqësia precize dhe inteligjenca artificiale në kërkime, mësimdhënie dhe praktikë, duke eksploruar mënyrat se si teknologjitë më të fundit mund të përdoren për të adresuar sfidat e botës reale në bujqësi dhe qëndrueshmëri. 

Diskutimi theksoi faktin se si studentët mund të pajisen me aftësi të gatshme për të ardhmen, të zhvillojnë projekte kërkimore ndërdisiplinore dhe të forcojnë bashkëpunimin me partnerët e industrisë, fermerët dhe ofruesit e teknologjisë, duke përdorur tendencat aktuale globale sipas nevojave lokale.   

Kjo tryezë e rrumbullakët synon të hedhë themelet për një plan veprimi që përputhet me prioritetet kombëtare bujqësore, rrit konkurueshmërinë dhe kontribuon në zhvillimin e sistemeve inovative agro-ushqimore.


Ftesë për Workshop