Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvilloi një takim strategjik me ekipin e Universitetit BOKU të Vjenës, me fokus përmirësimin e komunikimit dhe promovimit institucional.
Gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të thelluar qasjet bashkëkohore të komunikimit universitar, rëndësia e transparencës, si dhe roli i teknologjisë në forcimin e ndërveprimit me publikun. Një theks i veçantë iu kushtua nevojës për ndërtimin e një identiteti të qartë dhe të konsoliduar vizual e përmbajtësor për UBT-në.
Ky bashkëpunim me ekspertë nga një ndër universitetet më të njohura në Europë hap perspektiva të reja për zhvillimin e një komunikimi më efektiv me studentët, partnerët, komunitetin akademik dhe publikun e gjerë.