Skip to Content

UBT Mikpret Delegacionin nga WUR dhe AADF: Hapje drejt Inovacionit dhe Ndërkombëtarizimit

Vizita e delegacionit nga Universiteti i Wageningen (WUR) dhe nga Albanian-American Development Foundation (AADF) u pasua me një sërë aktivitetesh të rëndësishme në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

Në vijim të takimit zyrtar me drejtuesit e universitetit, delegacioni zhvilloi një sesion të posaçëm diskutimi me një grup pedagogësh të UBT-së, ku u shkëmbyen përvoja, ide dhe praktika mbi zhvillimet më të fundit në arsimin dhe kërkimin bujqësor, me theks të veçantë në ndërkombëtarizimin e kurrikulave, integrimin e kërkimit shkencor në procesin mësimor, si dhe në përfshirjen e teknologjive të reja në edukim dhe inovacion.

Më pas, delegacioni vizitoi ambientet dhe laboratorët e UBT-së, ku pati mundësinë të njihej nga afër me infrastrukturën moderne kërkimore, kapacitetet teknike të institucionit dhe projektet aktualisht në zbatim. 

Kjo vizitë shërbeu si një pikënisje për eksplorimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e zhvillimit të moduleve të përbashkëta mësimore, trajnimeve profesionale, si dhe projekteve kërkimore me ndikim real në sektorin agro-ushqimor shqiptar.

UBT vazhdon të ndërmarrë hapa të qëndrueshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejshëm akademik dhe kërkimor, duke konsoliduar rolin e tij si një institucion lider në arsimin bujqësor në Shqipëri dhe rajon, të hapur ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare.


Progress of the UBT 2030 Strategy Presented in Vienna