Ekipet e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Turneut Universitar të Tiranës 2026, duke hyrë kështu në fazën më vendimtare të garës mes universiteteve më të mira të kryeqytetit.
Pas një paraqitjeje të fortë në fazën e grupeve, UBT do të vijojë garën në dy disiplina, futsal dhe basketboll, ku tashmë çdo ndeshje është eliminatore dhe përcaktuese për rrugëtimin drejt finales.
Në futsal, UBT do të përballet në çerekfinale me Universitetin e Tiranës më 14 prill 2026, në orën 09:00. Një përballje e fortë që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet sportiv, ndërsa synimi mbetet i qartë: kalimi në gjysmëfinale dhe vazhdimi i garës për trofeun.
Ndërkohë, në basketboll, ekipi i UBT do të luajë gjithashtu në çerekfinale më 14 prill 2026, në orën 12:00, përballë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për studentët sportistë të UBT, që synojnë të konfirmojnë formën e tyre të mirë edhe në këtë disiplinë.
Sipas kalendarit të turneut, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 15 prill, ndërsa finalet e mëdha më 17 prill, ku do të kurorëzohen ekipet kampione të këtij edicioni.
Pjesëmarrja dhe kualifikimi i UBT në këtë fazë dëshmojnë për nivelin konkurrues, përkushtimin dhe shpirtin e ekipit që karakterizon studentët e universitetit, duke e vendosur atë mes protagonistëve të këtij turneu.
Turneu Universitar i Tiranës 2026 realizohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, duke promovuar sportin universitar dhe angazhimin aktiv të të rinjve.
Me besim dhe motivim përpara sfidave të radhës, UBT synon të shkojë sa më larg në këtë kompeticion.
Forca UBT! 💪
