Skip to Content

Universiteti Bujqësor i Tiranës u bë pjesë e Workshop-it “Bujqësia e zgjuar në Shqipëri

Universiteti Bujqësor i Tiranës u bë pjesë e Workshop-it “Bujqësia e zgjuar në Shqipëri: Rritje dhe sfida për të ardhmen” organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 

Workshopi kishte për qëllim nxitjen e diskutimeve dhe shkëmbimin e përvojave midis institucioneve arsimore, sektorit privat dhe autoriteteve shtetërore për të krijuar mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

UBT përmes ekspertëve të tij kontribuoi në këtë workshop me njohuri dhe përvoja të thelluara në fushën e zbatimit të teknologjive moderne dhe praktikave inovative në fusha të ndryshme përbërëse të bujqësisë në vend me qasje drejt standardeve ndërkombëtare. 

Leksion frymëzues mbi bujqësinë e rinovueshme