Skip to Content

Rregjistrimi në AptisTest

July 27, 2026 by
Admin

Për t´u rregjistruar në AptisTest duhet:

 

 1. Formulari i aplikimit (e gjeni në faqen zyrtare të British Council). Shkarkoni formularin ose dërgoni një email tek esadiku@ubt.edu.al, që t´jua mundësojmë, dhe plotësoni të dhënat tuaja. Komunikoni me esadiku@ubt.edu.al për tú pajisur më një NUMER REFERENCE, i cili është i ndryshëm për çdo kandidatë dhe çdo datë testi.

2. Mandati i bankës (Pagesa kryhet vetëm në Intesa San Paolo Bank)

3. Kopje e vlefshëme e ID ose Pasaportës     

Testi kushton 75 euro (dëgjim dhe lexim/ listening & reading) ose 85 euro (me të gjithë komponentët / all skills)

  • Dokumentat dërgohen me foto ose të skanuara, me email tek esadiku@ubt.edu.al, 4 ditë para datës së testimit
  • Përgjigjet e testit vonohen 5 ditë pune nga data e testimit, si dhe çertifikatat tërhiqen pranë zyrës së departamentit të gjuhëve të huaja në UBT, Godina A, Fakulteti i Ekonomikut dhe Agrobiznesit, nr. 114.
  • Për të gjithë studentët e UBT, që mbrojnë gjuhën e huaj për shkak të diplomës së Masterit Shkencor, kërkohet një arritje në nivelin B1 dhe më lartë.
  • Dorëzimi i çertifikatave për verifikimin e gjuhës së huaj përpara mbrojtjes së mikrotezës së masterit shkencor, bëhet minimalisht deri në 2 javë përpara datë së mbrojtjes së mikrotezës.

Datat e ardhëshme për mbrojtjen e Testit Aptis në UBT janë:

  •  E hënë | 7 shtator 2026 
  •  E hënë | 12 tetor 2026 
  •  E hënë | 2 nentor 2026 
  • E hënë | 7 dhjetor 2026 

https://www.britishcouncil.al/exam/aptis/register