Departamenti Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë
Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, i themeluar në vitin 2012, funksionon në përputhje me Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, duke përfaqësuar një njësi akademike dhe shkencore unike në vend. Fokusi i Departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është zhvillimi i arsimit dhe kërkimit shkencor në fushat ndërdisiplinore të ushqimit, të ushqyerit dhe bioteknologjisë ushqimore. Departamenti synon të përgatisë specialistë dhe kërkues të aftë të kuptojnë dhe të adresojnë sfidat bashkëkohore që lidhen me sigurinë ushqimore, cilësinë ushqimore, ndikimin e dietës në shëndet, si dhe zhvillimin e produkteve ushqimore funksionale përmes aplikimit të metodave të avancuara bioteknologjike dhe shkencore. Misioni i Departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është të ofrojë arsim cilësor dhe bashkëkohor në fushat e ushqimit dhe bioteknologjisë, duke ndërthurur teorinë me praktikën dhe duke promovuar një qasje novatore në formimin e studentëve. Përmes programeve akademike dhe bashkëpunimeve kombëtare e ndërkombëtare, ai synon të formojë profesionistë dhe studiues të kualifikuar për të kontribuar në politikëbërje, industri, institucione publike dhe komunitete shkencore.
Management and Administration

Përgjegjës Departamenti
Prof. Asoc. Dr. Erjon Mamoçi
- E-mail: mamocie@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë
Stafi Akademik
- Dr. Vilma Gurazi
- Prof. Asoc. Dr. Elena Kokthi
- Prof. Asoc. Dr. Ilir Lloha
- Dr. Sanije Zejlnelhoxha
- Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Berberi
- Prof. Dr. Spase Shumka
- Prof. Asoc. Dr. Manjola Kuliçi
- Dr. Merjem Bushati
- Prof. Asoc. Rozeta Hasalliu
- Prof. Dr. Kapllan Sulaj
- Prof. Dr. Kristaq Sini
- Prof. Asoc. Dr. Erjon Mamoçi
- M.Sc. Ervin Shishmani