APTIS

“Aptis General Test” i gjuhës angleze është tashmë i mundur të administrohet jo vetëm për studente/ë e UBT-së, por edhe për studentë të universiteteve të tjera, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e nivelit të dytë dhe të tretë. Testi APTIS është i hapur për këdo tjetër që dëshiron të testojë njohuritë e tij/saj në gjuhën angleze kundrejt lëshimit të një certifikate zyrtare. Aptis jep rezultate të sakta, të shpejta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe teston aftësitë e gjuhës angleze si të folurit, shkrimin, leximin dhe dëgjimin.
Kontakt
Edlira Sadiku
Email: esadiku@ubt.edu.al
Panairi i Karrierës
Panairi i VIII i Karrierës

Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) është ofrimi i edukimit universitar dhe pasuniversitar, avancimi i kërkimit shkencor dhe trajnimi i vazhdueshëm për përgatitjen e specialistëve të fushave të bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit. Në këtë kuadër, UBT e ka konsideruar si një nevojë të padiskutueshme lidhjen e kapaciteteve edukative me tregun e punës, duke krijuar mundësi për studentët që të lidhen me sipërmarrjet private, organizatat dhe institucionet publike që veprojnë në këto fusha.
Për këtë arsye, Qendra e Karrierës dhe Alumni (QKA) pranë UBT-së, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit, organizoi Panairin e VIII të Karrierës më 4 maj 2023. Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për studentët, pasi ka siguruar mundësi për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënësit dhe për të eksploruar mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit.
Panairi i Karrierës, tashmë një traditë e suksesshme e UBT-së, është organizuar për të tetin vit radhazi dhe ka ofruar mundësi ndërveprimi për të gjithë të interesuarit. Ky aktivitet përfshin:
- Mundësi për studentët dhe të diplomuarit: Krijimi i mundësive për punësim dhe përgatitje profesionale.
- Ndërveprimi me punëdhënësit dhe institucionet: Panairi ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët për të krijuar kontakte direkte me punëdhënësit, sipërmarrjet private dhe organizatat që operojnë në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit.
- Rritja e ndërveprimit ndër-institucional: Ky aktivitet i krijon mundësinë të bashkëpunojnë institucione të ndryshme, duke përfshirë administratën publike, organizata të ndryshme dhe kompani të sektorëve të ndryshëm që kërkojnë profesionistë të kualifikuar.
Ky Panair është një mundësi për të rritur angazhimin dhe për të siguruar një lidhje më të ngushtë midis edukatës dhe industrisë, duke krijuar mundësi për punësim dhe zhvillim profesional për studentët e UBT-së dhe për ata nga universitete të tjera që kërkojnë mundësi në këto fusha.
Panairi i VII i Karrierës

Në ambientet e Kampusit të UBT, Qendra e Karrierës dhe Alumni organizon çdo vit Panairin e Karrierës.
Organizimi i Panairit të Karrierës në UBT është shndërruar në një traditë të suksesshme, ku vlen të përmendim se në vitin 2023 u organizua Panairi VIII-të. Ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin.
Nëpërmjet këtij eventi, UBT synon krijimin i mundësive dhe lehtësimi kontakteve direkt të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm. Panairit i Karrierës, krijon mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis sferës akademike dhe shumë aktorëve të tjerë të shoqërisë.