Skip to Content

Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi 

• Programi formon specialistë që e kuptojnë territorin si sistem ekologjik, social dhe estetik, duke iu përgjigjur nevojave në rritje të tregut.

• Trajton sfida si urbanizimi i shpejtë, degradimi i peizazhit, ndryshimet klimatike dhe nevoja për infrastrukturë të gjelbër.

• Përgatit studentët për të analizuar, planifikuar, projektuar dhe menaxhuar peizazhe urbane, rurale dhe natyrore.

• Zhvillon bazë teorike, aftësi digjitale dhe integrim të dimensioneve sociale, ligjore e ekonomike, duke i përgatitur për tregun e punës dhe studime Master.



• Analizojnë dhe vlerësojnë peizazhin dhe kryejnë planifikim territorial.

• Projektojnë hapësira dhe përdorin mjete digjitale si GIS dhe CAD, si dhe komunikim grafik profesional.

• Menaxhojnë proceset bazë të zbatimit të projekteve në terren.

• Zhvillojnë aftësi për punë në grup, mendim kritik dhe veprim profesional me përgjegjësi etike, mjedisore dhe sociale.

• Bashki dhe njësi të qeverisjes vendore.

• Agjenci planifikimi dhe mjedisi, si dhe struktura të menaxhimit të zonave të mbrojtura.

• Studio projektimi dhe kompani ndërtimi.

• Projekte zhvillimi rural, turizëm të qëndrueshëm dhe organizata që punojnë me peizazhin, biodiversitetin dhe territorin.

Anisa Shinko - Arkitekte Peizazhi “S&L Studio”

“Studimet në këtë degë kanë ndikuar ndjeshëm në formimin tim profesional. Aktualisht punoj si arkitekte peizazhi, duke u angazhuar në projekte për projektimin e hapësirave të jashtme dhe integrimin e natyrës në mjedise urbane.”

Ndue Lleshaj - Arkitekt Peizazhi, “SON Architect +”

“Zhvillimi i shpejtë urban e bën arkitekturën e peizazhit gjithnjë e më të rëndësishme në krijimin e hapësirave të qëndrueshme. Studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës më dhanë bazën për të zhvilluar profesionin tim në një nga studiot më të mëdha të arkitekturës në vend.”

Klea Cakoni - Arkitekte Peizazhi “Lita Construction” sh.p.k

“Arkitekti i peizazhit luan një rol të rëndësishëm në organizimin e hapësirave të jashtme në zhvillimet rezidenciale, duke krijuar lidhje të qëndrueshme mes ndërtimit dhe natyrës. Përmes projektimit të mirëorganizuar, ai ndikon në cilësinë e jetesës dhe në vlerën afatgjatë të këtyre zhvillimeve.”

Esma Zeneli - Arkitekte Peizazhi “UNS architects”

“Arkitektura e peizazhit ndërthur artin dhe natyrën për hapësira funksionale dhe të bukura, që ofrojnë relaks, aktivitete sociale dhe lidhje me natyrën, duke mbështetur edhe qëndrueshmërinë dhe biodiversitetin.“


lorem ipsum


lorem ipsum