Skip to Content

Fakulteti Shkencave Pyjore




Mirësevini në Fakultetin e Shkencave Pyjore

Fakulteti i Shkencave Pyjore është qëndra kryesore akademike në Shqipëri për formimin e profesionistëve të angazhuar në menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe natyrore.

Me një përkushtim të palëkundur ndaj ekselencës akademike, inovacionit dhe kërkimit shkencor, ne edukojmë brezin e ardhshëm të liderëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve që kontribuojnë në ndërtimin e një Shqipërie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Përmes një arsimi cilësor dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar në sektorin pyjor, ne ndërtojmë një mjedis që nxit dijen, kreativitetin dhe përgjegjësinë mjedisore.

Qëllimi ynë është i qartë: Të formojmë profesionistë që veprojnë me dije dhe pasion për të mbrojtur natyrën dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Mundësitë e karrierës pas diplomimit përfshijnë punesim si inxhinier pyjesh, konsulent për menaxhimin e pyjeve dhe mjedisit, punesim në institucione qeveritare, kërkues shkencor në pyje, menaxher i parqeve kombetare, ekspert në agjensite e mjedisit per menaxhimin e burimeve natyrore, punesim në industrinë e përpunimit të drurit dhe dizajnit. Karriera mund të përfshijë gjithashtu edukim dhe trajnime në fushën e shkencave pyjore

Zgjidh të studiosh me Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe bëhu pjesë e ndryshimit!



✅ Misioni

Misioni i Fakultetit të Shkencave Pyjore është të promovojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e ekosistemeve pyjore përmes arsimit cilësor, kërkimit shkencor inovativ dhe angazhimit aktiv me palët e treta. Si një institucion udhëheqës në shkencat pyjore, fakulteti është i përkushtuar për të përgatitur profesionistë të aftë, të pajisur me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të përballuar sfidat mjedisore bashkëkohore, përfshirë ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes programeve akademike të njëjtë me të Universitetit BOKU në Vjenë, fakulteti nxit të menduarit kritik, aftësitë praktike, qasjet ndërdisiplinore dhe integrimin e parimeve shkencore me njohuritë tradicionale, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Fakulteti i Shkencave Pyjore luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në avancimin e kërkimit dhe inovacionit, duke bashkëpunuar me agjenci qeveritare, OJF dhe institucione ndërkombëtare. Fakulteti synon të jetë një qendër ekselence që jo vetëm edukon liderët e ardhshëm të pylltarisë, por kontribuon gjithashtu në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien mjedisore të Shqipërisë dhe rajonit.

🌟 Vizioni

Vizioni i Fakultetit të Shkencave Pyjore është të bëhet një institucion udhëheqës akademik dhe kërkimor në vend dhe rajon, i përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, ruajtjes së ekosistemeve dhe qeverisjes së burimeve natyrore. Përmes integrimit të kërkimit shkencor multidisiplinar, inovacionit të aplikuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, fakulteti synon të gjenerojë njohuri që informojnë politikat, përforcojnë mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovojnë qëndrueshmërinë ekologjike.Vizioni i Fakultetit të Shkencave Pyjore përfshin zhvillimin e profesionistëve të kualifikuar në fushën e pylltarisë, të pajisur me aftësi analitike, teknike dhe kërkimore, në përputhje me standardet mjedisore evropiane dhe globale. Duke nxitur një kulturë shkencore të inovacionit, kërkimit kritik dhe vendimmarrjes së bazuar në prova, fakulteti synon të kontribuojë në menaxhimin adaptiv të peizazheve pyjore, strategjitë për sekuestrimin e karbonit dhe zhvillimin rural.


Menaxhimi dhe Administrata

Dekan

Prof. Dr. Elvin TOROMANI

Profil i plotë

Zv. Dekan për Mësimin

Dr. Marsela LUARASI

Profil i plotë

Zv. Dekan për Shkencën dhe Projektet

Prof. Asoc. Dr. Dritan AJDINAJ

Profil i plotë

Administrator

MSc. Roland TOMA

Profil i plotë

Asistente e Dekanatit

MSc. Enkeleda VILA

Profil i plotë

Departamenti i Pyjeve

Departamenti i Pyjeve, i themeluar në vitin 1959, si një prej departamenteve të Fakultetit të Shkencave Pyjore, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, është një njësi akademike e specializuar që synon menaxhimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe kullosore në Shqipëri...

Departamenti i Fizikës i dhe Shkencave të Aplikuara

Misioni i Departamentit të Fizikës dhe Shkencave të Aplikuara luhatet nga ofrimi i një niveli të përparuar mësimdhënie në fushat e studimit që stafi akademik i këtij departamenti mbulon e deri në kërkim shkencor, me qëllim për të përgatitur...

Departamenti i Industrisë së Drurit

Departamenti ka në fokus edukimin profesional dhe shkencor të studentëve në nivelin më të lartë cilësor për të përballuar me sukses nevojat e tregut të punës në fushën e përpunimit teknologjik të lëndës drusore, prodhimit dhe dizenjimit të mobiljeve dhe interierit. ...