Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA) është një ndër fakultetet më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ai zë fill që nga viti 1971, me emërtimin Fakulteti i Ekonomisë Agrare dhe funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor të UBT-së. Për pasojë Fakulteti i Ekonomisë Agrare u bë pjesë e Fakultetit të Bujqësisë me dy departamente përkatëse, Departamenti i “Drejtimit të Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i “Ekonomisë dhe Politikave Agrare”.
Ristrukturimi, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave të reja që do të ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.
Në vitin 2007, si pasojë e riorganizimit të Fakultetit të Bujqësisë, u krijua FEA, i cili ka aktualisht gjashtë departamente, Departamenti “Drejtim Agrobiznesit”, Departamenti “Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural”, Departamenti “Financë Kontabilitet”, Departamenti “Matematikë dhe Informatikë”, Departamenti “Menaxhim i Turizmit Rural” dhe Departamenti “Gjuhëve të Huaja”.
FEA është njesia kryesore më e madhe në UBT, me rreth 3000 studentë, 93 anëtarë të stafit akademik dhe 17 anëtarë të stafit ndihmës akademik, si dhe ofron aktualisht 16 diploma në të tre ciklet e studimit. FEA në përbërjen e tij përfaqëson njësinë më të rëndësishme të kërkimit dhe ekspertizës në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Ai ka në fokus jo vetëm edukimin shkencor e profesional të studentëve por edhe konsulencen dhe gjenerimin e ideve për zhvillimin e ekonomisë me orientim bujqësinë.
MISIONI
“FEA të mundësojë realizimin e edukimit shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i FEA-s, në nivelin që u mundëson atyre të përballojnë me sukses probleme që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik dhe njësive të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit”.
VIZIONI
“FEA të jetë një qendër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi i njohurive, për t’u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj, në dobi të integrimit evropian”.

Prof. Dr. Remzi KECO, Dekan
E-mail: rkeco@ubt.edu.al
Departamenti Drejtim Agrobiznesi

Dr. Edmira OZUNI, Zv. Dekane
E-mail: eozuni@ubt.edu.al
Departamenti i Matematikës dhe Informatikës

Prof. Asoc. Dr. Edvin ZHLLIMA, Zv. Dekan
E-mail:ezhllima@ubt.edu.al
Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural

Prof. Asoc. Dr. Irma QINAMI, Zv. Dekane
E-mail: irmaqinami@ubt.edu.al
Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural

MSc. Jeta SINOJMERI, Administratore
E-mail: jetacimi@hotmail.com
Administratore FEA

Menaxhim Agrobiznesi Bachelor
Menaxhim Agrobiznesi Master Shkencor
Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural Bachelor
Ekonomiks i Aplikuar Bachelor
Ekonomi & Politike Agrare Master i Shkencave
Ekonomi dhe Politika Agrare Master Profesional
Departamenti Financë Kontabilitet
Financë Kontabilitet Bachelor
Financë Kontabilitet Master i Shkencave
Kontabilitet Auditim Master Profesional
Financë Bankë Master Profesional
Departamenti Matematikë Informatikë
Informatikë Biznesi Bachelor
Menaxhim Informacioni në Agrobiznes Master Profesional
Menaxhim Sistemesh Informacioni Shkollë Profesionale 2 Vjecare
Departamenti Menaxhim Turizmi Rural
Manaxhim i Turizmit Rural Bachelor
Manaxhim i Turizmit Rural Master Profesional
Agroturizëm dhe Mikpritje Shkollë Profesionale 2 Vjecare
Kohëzgjatja e Programeve të Studimit
