Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit
Mirësevini në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) është një nga njësitë themelore dhe më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i angazhuar për të ofruar edukim cilësor dhe kërkim shkencor bashkëkohor në fushat e bujqësisë dhe mjedisit. Me një traditë që daton nga viti 1951, FBM ka përgatitur gjenerata të tëra specialistësh, studiuesish dhe profesionistësh që kanë kontribuar në zhvillimin e sektorit bujqësor, menaxhimin e burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. FBM synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, duke promovuar inovacionin në teknologjitë bujqësore dhe mjedisore, mbështetur në parimet e ruajtjes së natyrës dhe përkujdesjes ndaj burimeve strategjike si uji, toka dhe biodiversiteti. Fakulteti ofron programe moderne studimi në nivel Bachelor dhe Master, duke mbuluar fusha të tilla si kultivimi i bimëve, mbarështimi i kafshëve, siguria ushqimore, menaxhimi i mjedisit dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit në bujqësi. Në kuadër të vizionit “UBT 2030” dhe në bashkëpunim me Universitetin BOKU të Vjenës, janë zhvilluar dhe ofrohen tre programe të reja Bachelor që përfaqësojnë një qasje ndërdisiplinore dhe të orientuar drejt tregut të punës:
1. Inxhinieri Mjedisi dhe Uji
2. Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi
3. Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis
Këto programe u japin studentëve kompetenca praktike dhe teorike për t’u integruar me sukses në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. FBM ofron mjedise bashkëkohore mësimore dhe kërkimore, të pajisura me laboratorë të specializuar, mjete digjitale dhe terrene praktike, duke nxitur një kulturë të mendimit kritik, inovacionit dhe partneritetit. Në një kohë kur sfidat ndaj bujqësisë dhe mjedisit janë gjithnjë e më komplekse, FBM është vendi ku pasioni për natyrën, shkenca dhe teknologjia ndërthuren për të ndërtuar të ardhmen. Më shumë se një diplomë – FBM ofron një profesion me vlera dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Menaxhimi dhe Administrata

Dekan
Prof. Dr. Seit SHALLARI
- E-mail: sshallari@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Zv. Dekane për Mësimin
Prof. Asoc. Dr. Doriana XHULAJ (BODE)
- E-mail: dbode@ubt.edu.al
- Zyra: 202
- Dep. Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet
Prof. Dr. Lumturi PAPA
- E-mail: lpapa@ubt.edu.al
- Zyra: 202
- Dep. Shkencave Zooteknike

Administrator
Ramadan MUJOLLARI
- E-mail: rmujollari@ubt.edu.al
- Zyra: 221
- Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit

Asistente e Dekanatit
Elda DALIPI
- E-mail: edalipi@ubt.edu.al
- Zyra: 221
- Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit
Departamenti Mjedisit dhe Burimeve Natyrore
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (DMBN) është pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe ofron kontribut në fushën e edukimit, kërkimit dhe ekspertizës mjedisore. Qellimi parësor i DMBN është “të ofrojmë njohuri shkencore multidisiplinore për studentët nëpërmjet programeve ....

Departamenti Mbrojtjes së Bimëve
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve (DMB) është i vetmi departament në vend që mbulon programe studimi, fusha kërkimi dhe transferim njohurish në mbrojtjen e bimëve. Me këtë status, DMB synon të plotësojë standardet ndërkombëtare të cilësisë, integritetit akademik e transparencës dhe të jetë promotor i zhvillimit të ...
Departamenti Shkencave Agronomike
Departamenti i Shkencave Agronomike, përfaqëson një nga strukturat më të rëndësishme akademike dhe shkencore, me një histori që nis që nga viti 1951 vit në të cilin u themelua edhe të UBT. Ai ka ruajtur bërthamën e tij akademike dhe kërkimore, duke vepruar në fusha themelore si Botanika, Fiziologjia, Gjenetika,....

Departamenti Shkencave Zooteknike
Departamenti i Shkencave Zooteknike(DSHZ) është një njësi akademike dhe kërkimore brenda Fakultetit të Bujqësisë, që pregatit profesionistë të aftë për tregun e punës nëpërmjet formimit teorik dhe praktit për e të gjitha cështjet që lidhen me prodhimin blegtoral. Departamenti ofron arsim cilësor dhe formim profesional...

Departamenti Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (D.HAP) është njësi akademike përbërëse e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM), dhe përfaqëson strukturën e vetme në Shqipëri të specializuar në fushat e hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit. Departamenti kontribuon në ...

Departamenti Akuakulturës dhe Peshkimit
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit (DAP) është krijuar me Vendimin Nr. 20 datë 15/07/2013 të Rektorit dhe miratimin e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Megjithatë, diploma “Inxhinier Agrar” me profil “Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi” është...