Skip to Content

Ekonomiks

Programi i Bachelorit ne Ekonomiks është autentik në profile dhe përmbajtje. Programi i pergjigjet ndryshimeve që po ndodhin në sektorin privat dhe publik dhe sfidave që sjellin ndryshimet dinamike strukturore e institucionale ne ekonomitë duale. Ky program synon të ofrojë një kuptim të thelluar të koncepteve thelbësore ekonomike, duke ndërthurur analizën teorike me zbatime praktike, në mënyrë që të diplomuarit të jenë plotësisht të përgatitur për kërkesat aktuale të tregut të punës. Studentët do të zhvillojnë kompetenca në analizën ekonomike, hartimin e politikave dhe procesin e vendimmarrjes për zhvillimin ekonomik në kuptimin e gjerë, me theks të veçantë në nxitjen e zhvillimit lokal të qëndrueshëm.

Ndryshe nga programet e tjera Bachelor në Shkencat Ekonomike, programi i propozuar Bachelor në “Ekonomiks” — me dy drejtime, “Ekonomiksi i Zhvillimit dhe Politikat” dhe “Ekonomiksi i Zbatuar” — është strukturuar në module që pajisin studentët si me aftësi themelore ekonomike, ashtu edhe me njohuri të specializuara në ekonominë bashkëkohore të bujqësisë, politikat ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. 


Programi Bachelor në “Ekonomiks” me të dy profilet, “Ekonomi dhe Politika te Zhvillimit” dhe “Ekonomiksi i Aplikuar” mundëson ndërtimin e kompetencave që lidhen me ekonominë e zonave rurale, zhvillimin, vlerësimin dhe orientimin e politikëbërjes në fushën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe në vecanti në lidhje me bujqësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. Programi pajis studentët me formim të thelluar teorik dhe praktik në fushën e ekonomiksit te aplikuar, politikave publike, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rural dhe social si edhe aftësive menaxheriale të njësive ekonomike në zonat rurale.

Ky program synon të:

• Të pajisë studentët me bazat teorike dhe instrumentet analitike të ekonomisë për të kuptuar funksionimin e tregjeve, sjelljen e aktorëve ekonomikë dhe rolin e politikave publike në orientimin e zhvillimit ekonomik.

• Të përgatisë profesionistë të aftë për të analizuar dhe vlerësuar politikat e zhvillimit ekonomik dhe rural, me theks të veçantë në rolin e bujqësisë, agrobiznesit dhe burimeve natyrore në rritjen ekonomike të qëndrueshme.

• Të zhvillojë kompetenca të aplikueshme në menaxhimin e njësive ekonomike në mjediset rurale, përfshirë aftësi në vlerësimin ekonomik, planifikimin strategjik, hartimin e projekteve zhvillimore dhe menaxhimin e burimeve.

• Të nxisë të kuptuarit dhe zbatimin e qasjeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke integruar aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore në politikëbërje dhe planifikim territorial.

• Të krijojë kapacitete për të ndjekur, analizuar dhe kontribuar në proceset e integrimit evropian, nëpërmjet njohurive mbi politikat e BE-së për zhvillimin rural, bujqësinë, inovacionin dhe kohezionin territorial.

• Të formojë ekonomistë të rinj me orientim praktik, të aftë të përdorin teknika të matjes ekonomike, statistika aplikative, modele ekonometrike dhe mjete dixhitale në analizën e sektorëve zhvillimorë dhe të ndërmarrjeve në zonat rurale.

Studenti i diplomuar në këtë program do të jetë në gjendje të:

• Kuptojë dhe interpretojë në mënyrë kritike teoritë kryesore të ekonomisë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik.

• Aplikojë metoda sasiore dhe cilësore për analizën e fenomeneve ekonomike në nivel mikro dhe makro.

• Përdorë gjuhë të saktë akademike dhe argumentim logjik për të ndërtuar analiza ekonomike dhe politika zhvillimi.

• Përdorë burime shkencore dhe dokumentacion ligjor në mënyrë të pavarur dhe të strukturuar.


Për të dyja profilet:

Të vlerësojë ndikimin ekonomik dhe social të politikave publike, sidomos në sektorin e bujqësisë, zhvillimit rural dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

• Të analizojë struktura ekonomike të zonave rurale dhe të sugjerojë masa për rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.

• Të formulojë propozime për politika dhe projekte që mbështesin zhvillimin e integruar lokal dhe afrimin me politikat e BE-së.

Për profilin “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit”:

• Të interpretojë indikatorë të zhvillimit ekonomik dhe të propozojë ndërhyrje në politikëbërje për adresimin e pabarazive territoriale dhe sociale.

• Të kuptojë dinamikat e integrimit evropian dhe të analizojë ndikimin e fondeve dhe politikave të BE-së në kontekstin shqiptar.

Për profilin “Ekonomiksi i Aplikuar”:

• Të përdorë modele të thjeshta ekonometrike dhe statistike për analizë të të dhënave në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

• Të zbatojë njohuritë në menaxhimin e njësive ekonomike në zonat rurale, përfshirë hartimin e planeve të zhvillimit të njësive ekonomike në zonat rurale..

Studenti i diplomuar do të jetë në gjendje të:

• Bashkëpunojë në mënyrë efektive në grupe shumëdisiplinore për planifikimin dhe implementimin e projekteve zhvillimore.

• Përdorë mjete digjitale, përfshirë softuerë për analizë të të dhënave, GIS, ose platforma ekonomike për vlerësim dhe menaxhim.

• Përgatitë dhe paraqesë analiza për vendimmarrësit institucionalë dhe komunitetet lokale.

• Ndërtojë karrierë në institucione shtetërore, agjenci zhvillimi, organizata ndërkombëtare, OJQ, dhe në sektorin privat (këshillim ekonomik, agrobiznes, zhvillim rural).


Të diplomuarit mund të ndjekin karrieren ne pozicionet e rolet e mëposhtme si:

• Agjencitë qeveritare, organet publike dhe entet rregullatore të specializuara. Role të mundshme: analist politikash, specialist buxheti, ekonomist, bashkëpunëtor për të dhënat dhe kërkimin, asistent i zyrtarëve publikë në hartimin e politikave.

• Firmat e konsulencës (konsulencë e përgjithshme menaxheriale, konsulencë ekonomike)

Role të mundshme: analist ekonomik, analist financiar, konsulent strategjik.

• OJQ‑të, think‑tank‑et dhe institutet kërkimore. Role të mundshme: asistent kërkimi, ekonomist, analist të dhënash.

• Organizatat ndërkombëtare dhe. Role të mundshme: zyrtar programi, asistent kërkimi, analist i ri politikash, specialist i monitorimit dhe vlerësimit (M&V).

Programi i Ekonomiksit ndahet në tre vite të zhvillimit akademik, ku çdo vit synon të ndërtojë në mënyrë progresive bazat teorike, aftësitë analitike dhe përgatitjen praktike të studentëve.

Në vitin e parë, studentët marrin njohuri mbi bazat e ekonomisë, matematikës, dhe statistikës, si dhe kurse hyrëse në mikroekonomi dhe makroekonomi. Gjithashtu ky vit ofron lëndë ndërdisiplinore nga fushat natyrore e teknike.

Në vitin e dytë, programi përqendrohet tek thellimi teorik dhe zhvillimi i aftësive analitike. Studentët ndjekin lëndë që ndihmojnë për të kuptuar më thellë sfidat dhe dinamikën e sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Studentët thellojnë njohuritë në analizën e politikave ekonomike dhe aplikimet praktike të tyre.

Viti i tretë paraqet një moment vendimtar, pasi studentët mund të zgjedhin midis Profilit në Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit dhe Profilit në Ekonomiks të Aplikuar duke u dhënë mundësinë të drejtohen drejt interesave dhe synimeve të tyre profesionale. Në profilin e Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit ofrohen lëndë ku reflektohe një analizë e thellë të teorive dhe praktikave të zhvillimit ekonomik dhe aplikimeve të tyre në situata reale (rurale e periurbane) te cilat sjellin permiresime sidomos ne zonat e defavorizuara (ofrohen Lëndë si Ekonomiksi i Zhvillimit, Ekonomiksi Publik, Ekonomia dhe Sistemet Agroushqimore, Politikat e Bujqësisë).

Në profilin Ekonomiks i Aplikuar, programi fokusohet në fusha të ndryshme të ekonomiksit (“Ekonomiksi Institucional”, “Ekonomiksi i Punës”, "Ekonomiksi i Sjelljes") menaxhimit (“Administrimi Publik”, “Drejtimi i Agrobiznesit”, "Sjellje Organizative," "Tregjet Bujqësore dhe analiza e çmimeve / Analiza e Riskut dhe Vendimmarrje") dhe financave ( "Analizë Financiare", "Paraja dhe Bankat" dhe "Tregjet dhe Institucionet Financiare").




Për ndërtimin e këtij programi është ndjekur parimi i ndërdisiplinaritetit i cili synon integrimin e metodave dhe mjeteve analitike të disiplinave të ndryshme, duke prodhuar njohuri të reja dhe zgjidhje të problemeve komplekse e me ndikim real për sfidat ekonomike, mjedisore, sociale e teknologjike të një bote në ndryshim të shpejtë. Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula), programi integron njohuri nga fushat e teknologjisë, shkencave natyrore dhe ekonomisë siguron një formim gjithëpërfshirës që përgatit studentët për sfida komplekse ku shkencat sociale përbëjnë 52% te krediteve shkencat Natyrore përbëjnë 22% të krediteve dhe shkencat teknike përbëjnë 26% te krediteve.