Skip to Content

Financë Kontabilitet

Objektivat kryesore të programit të studimeve bachelor në “Financë-Kontabilitet” janë:

• Të pajisë studentët me bazat teorike dhe instrumentet analitikë për menaxhimin dhe vendimmarrjen financiare, si edhe për të vlerësuar strategjitë financiare të zhvillimit të njësive ekonomike (familje, ndërmarrje private dhe publike, si dhe organizata jo-fitimprurëse).

• Të zhvillojë kompetencat për vlerësimin e efiçiencës së investimeve, strukturimin e buxheteve dhe analizën e projekteve në nivel familje, biznesi apo njësie ekonomike publike apo organizatë jo-fitimprurëse, konsideruar edhe zhvillimet teknologjike dhe digjitale.

• Të përgatisë profesionistë të aftë për të analizuar dhe vlerësuar problemet e financimit të sektorit bujqësor dhe të sektorëve të tjerë ekonomikë, si edhe për të identifikuar instrumentet fiskal për mbështetjen dhe zhvillimin e tyre.

• Të zhvillojë kapacitet për të rritur cilësinë e raportimit financiar dhe besueshmërinë e informacionit kontabël të njësive ekonomike.

• Të formojë profesionistë të aftë për të kuptuar dhe komunikuar sistemin modern të publikimit të gjendjes financiare, si edhe për kryerjen e analizave financiare, në përputhje me standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit në njësitë ekonomike dhe sektorin publik.

• Të kuptojë financat ndërkombëtare të lidhura me tregjet, faktorët financiarë, politikat dhe mekanizmat, që ndikojnë në to për të operuar në një mjedis global edhe më sfidues.


Studentët e diplomuar në këtë program do të fitojnë:

• Njohuri të thelluara profesionale dhe aftësi analitike në fushën e financës dhe kontabilitetit, për njësitë ekonomike të sektorit bujqësor dhe të sektorëve të tjerë ekonomikë 

• Aftësi mbi përdorimin e qasjeve bashkëkohore, përfshirë teknika, metoda, software, të analizës së shëndetit financiar të njësive ekonomike të dobishme në marrjen e vendimeve financiare.

• Njohuri për të vlerësuar dhe adresuar riskun financiar të aktivitetit ekonomik dhe të financimit të njësive ekonomike

• Aftësi mbi metodat e raportimi financiar dhe të zbatimit të standardeve të kontabilitetit, për sektorit privat dhe publik;

• Kapacitete për planifikimin financiar, buxhetimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit, si edhe njohuri mbi skemat e financimit dhe efektivitetit e tyre në sektorin e bujqësisë, por jo vetëm.

• Aftësi për të hartuar dhe propozuar politika ekonomike dhe projekte që nxisin zhvillimin dhe përafrimin me politikat e integrimit në Bashkimin Europian.

• Aftësi për të vlerësuar ndikimin financiar, ekonomik dhe social të programeve, apo politikave të ndryshme publike dhe private mbi njësitë ekonomike.

Të diplomuarit mund të ndjekin karrierën në pozicionet e rolet e mëposhtme si:

• Në institucionet dhe organizatat financiare, në institucionet financiare dhe bankare, si edhe në ato jo bankare. Në role të tilla si menaxher financiar, analist financiar, analist krediti, ekspert shërbimesh financiare për individë, biznese dhe qeverinë.

• Në sektorin privat, në njësitë ekonomike private dhe OJF-të si specialist finance, kontabiliteti dhe buxheti, si dhe në rolin e këshilluesit financiar etj.

• Në sektorin publik, në institucionet publike në nivel qendror dhe lokal si specialist buxheti, ekspert i sistemit fiskal, specialist borxhi, specialist për financat lokale etj.

• Në institucionet e arsimit të lartë, të arsimit publik dhe privat, si edhe në institucionet e kërkimit shkencor, publike dhe privat si specialist finance dhe buxheti, analist investimesh, asistent kërkimi etj.

• Në tregun jo financiar, në tregun e sigurimeve dhe tregun e pasurive të paluajtshme si agjent shitjesh, financier, këshillues etj.

• Në institucione dhe organizata ndërkombëtare si konsulent financiar për politika dhe projekte zhvillimore, specialist finance dhe kontabiliteti, specialist për vlerësimin dhe monitorimin e

projekteve.


Programi i studimeve bachelor në Financë-Kontabilitet është thellësisht unik në përmbajtje. Programi i përgjigjet nevojave dhe ndryshimeve që po ndodhin në sektorin privat dhe publik dhe sfidave që lidhen me financimin, riskun dhe raportimin financiar, si edhe me ndryshimet dinamiketë teknologjisë, tregjeve dhe institucioneve financiare. Programi synon të ofrojë njohuri financiare, që ndërthurin analizën teorike me atë praktike, në mënyrë që të diplomuarit të jenë plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës. Ndjekja e këtij programi studimesh çon në zhvillimin e kompetencave që lidhen me vlerësimin dhe analizën ekonomike dhe financiare, hartimin e politikave dhe projekteve zhvillimore, si edhe leximin dhe raportimit e

informacionit kontabël e financiar në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.

Ky programi studimi merr në konsideratë nevojën e vazhdueshme për përshtatje ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe zhvillimet teknologjike. Përfshirja e lëndëve që adresojnë teknologjitë financiare dhe theksi në përdorimin e programeve softuerike për analiza i ekspozonstudentët ndaj mjeteve dhe tendencave moderne. Kjo përgatitje i bën ata më të adaptueshëm ndaj inovacioneve të ardhshme, përfshirë zhvillimet në fushën e FinTech, të cilat po transformojnë shërbimet financiare globalisht dhe në Shqipëri.

Programi ndjek parimin e të mësuarit aktiv dhe të aplikuar ("learning by doing"). Krahas një themeli të fortë teorik në financa, kontabilitet dhe ekonomi, studentët angazhohen vazhdimisht në analiza të rasteve studimore reale, përdorin programe softuerike bashkëkohore të industrisë, dhe, më e rëndësishmja, kryejnë një Praktikë Profesionale në vitin e tretë. Kjo përvojë praktike intensive siguron që njohuritë teorike të përkthehen në kompetenca konkrete dhe që të diplomuarit të jenë të gatshëm të integrohen menjëherë dhe me sukses në mjedisin profesional.