Skip to Content

Informatikë Biznesi

Në një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt transformimit dixhital, bizneset kërkojnë profesionistë të aftë që zotërojnë njohuri të thelluara në zhvillimin dhe përdorimin strategjik të sistemeve të informacionit dhe komunikimit dhe njohurive të menaxhimit të bizneseve. Ky program, me një qasje të orientuar drejt praktikës, u ofron studentëve kompetencat e nevojshme për të shfrytëzuar teknologjitë moderne, menaxhimin efektiv të të dhënave dhe biznesit në vetvete si edhe zhvillimin e softuerëve, duke i vënë ato në funksion të përgatitjes së bizneseve për sfidat e së ardhmes dixhitale.

Programi mbështetet në një strukturë të balancuar që përfshin planifikimin, projektimin, zhvillimin, zbatimin, funksionimin, optimizimin dhe përdorimin ekonomik të sistemeve të informacionit dhe komunikimit.

Nëpërmjet kombinimit të dijeve nga shkencat kompjuterike dhe administrimi i biznesit, si dhe shkencave ekonomike të diplomuarit e këtij programi janë të përgatitur të zbatojnë zgjidhje inovative në fushën e teknologjisë së informacionit, mbështesin proceset vendimmarrëse dhe të kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në proceset e digjitalizimit të bizneseve me një fokus të veçantë në sektorët e financës, shërbimeve, agrobiznesit dhe agroindustrisë.

Ky program studimi dhe diploma që ofrohet përmes tij reflekton një realitet të ri dinamik, modern të zhvillimit të profesioneve dhe ekskluzivisht të kërkuar nga tregu i punës në dy dekadat e fundit.


Ky program synon të:

• Të formojë specialistë të kualifikuar në fushat e programimit, teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit, duke ofruar njohuri të thelluara në programim, konceptet ekonomike dhe menaxhimit, përpunimin dhe sigurinë e të dhënave, rrjetet dhe sistemet e informacionit, si dhe zhvillimin e programeve kompjuterike dhe aplikacioneve web të përshtatura për biznese, organizata dhe institucione.

• Të përgatisë specialistë të aftë për të zhvilluar, menaxhuar dhe mirëmbajtur sisteme dhe aplikacione të ndryshme në përputhje me nevojat e bizneseve dhe entiteteve të tjera që operojnë në sistemin e agrobiznesit.

• Të zhvillojë tek specialistët e rinj aftësitë dhe cilësitë e nevojshme për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve në ndërmarrjet e sektorit të agrobiznesit, me fokus të veçantë në integrimin e tyre me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK).

• T’u ofrojë studentëve mjete dhe metoda për analizimin dhe interpretimin e të dhënave në funksion të planifikimit strategjik si edhe funksioneve të tjera menaxheriale veçanërisht në sistemin e agrobiznesit por edhe organizata dhe agjenci të sektorit publik të lidhura me to.

• Të përgatisë studentët për të zhvilluar, zbatuar dhe menaxhuar teknologji informacioni të përshtatura për sistemin e agrobiznesit, i cili mbështetet gjithnjë e më shumë në zgjidhje dixhitale si sistemet e menaxhimit të zinxhirëve të furnizimit, logjistikën e shpërndarjes, bujqësinë precize, analizën dhe zhvillimin e produkteve të tregut.

• Të formojë profesionistë të rinj, të orientuar drejt funksionalizimit të dijeve në praktikë dhe rritjes së eficiencës të përdorimit të burimeve dhe veprimtarisë ekonomike në tërësi.


• Të jenë të aftë të dizenjojnë dhe të zhvillojnë sisteme për mbledhjen, menaxhimin dheanalizimin e të dhënave të lidhura me sistemin e agrobiznesit.

• Të zhvillojnë zgjidhje dixhitale për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, duke siguruarndjekjen efikase të mallrave nga ferma deri te tregu, me fokus në nxitjen e inovacionit në sektorin e agrobiznesit.

• Të mund të krijojnë platforma për shitjen direkte të produkteve, duke përdorur mjete të marketingut dixhital për të lidhur prodhuesit me tregje më të gjera të konsumatorëve.

• Të jenë të aftë të zhvillojnë sisteme të menaxhimit financiar, përfshirë mjetet për sigurimin dhe vlerësimin e rrezikut, të përshtatura për operacionet e agrobiznesit.

• Ndërtojnë sisteme të gjurmueshmërisë që sigurojnë përputhshmërinë e aktiviteteve të agrobiznesit me rregulloret mjedisore, të sigurisë dhe të tregtisë.

• Të mund të mbrojnë të dhënat e ndjeshme të operatorëve dhe aktiviteteve të agrobiznesit përmes masave të sigurisë kibernetike, duke garantuar integritetin e informacionit operacional dhe të tregut.

• Të mund të aplikojnë mjete dhe metodologji analitike për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në të dhëna dhe planifikimin strategjik, me fokus të veçantë në agrobiznes dhe sektorët e lidhur me të.

• Të jenë të aftë të integrojnë teknologjitë e avancuara të informacionit në proceset e menaxhimit të biznesit, duke mundësuar vendimmarrje dhe veprimtari efikase dhe përmirësime dixhitale operative në ekonomi dhe agrobiznes.

Ekspertët në teknologjinë e informacionit, sistemet e informacionit dhe programuesit me aftësi në analizën e të dhënave, zhvillimin e softuerit, cloud computing dhe Internetin e Gjërave (IoT) janë thelbësorë për nxitjen e inovacionit dhe për adresimin e sfidave të veçanta në industritë e sistemit të agrobiznesit por edhe organizatat publike dhe agjencitë e lidhura me to.

Tregu i punës ka gjithnjë e më shumë një kërkesë të fortë për profesione të lidhura me teknologjinë dhe informacionin, të nxitur nga dixhitalizimi në rritje i bizneseve, bujqësisë, agroindustrisë dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë. Të diplomuarit në programin e Informatikës së Biznesit kanë një profil të gjerë profesional dhe janë të aftë të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm, duke ndërlidhur teknologjinë e informacionit me menaxhimin dhe zhvillimin e biznesit. Disa prej mundësive kryesore të karrierës për të diplomuarit në programin e Informatikës së biznesit janë:

• Projektues i Sistemeve Inovative – Krijimi, dizenjimi, marketingu dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve dixhitale inovative; programues dhe analistë sistemesh.

• Administrator i Bazave të të Dhënave & Analist të Dhënash – Menaxhimi dhe sigurimi i të dhënave organizative për performancë dhe besueshmëri; analizimi i të dhënave të biznesit dhe operacionale për të mbështetur vendimmarrjen dhe zhvillimin e strategjive.

• Menaxhim i Sistemeve të Informacionit dhe Cloud – Marrja e përgjegjësive kyçe në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të IT-së në fusha si logjistika dhe bankat; administratorë sistemesh ose rrjetesh.

• Analist i Biznesit në IT dhe Konsulencë – Lidhja midis nevojave të biznesit dhe zgjidhjeve teknologjike përmes modelimit të proceseve dhe kërkesave të sistemeve; optimizimi dhe mbështetja e proceseve të biznesit dhe avancimi i dixhitalizimit në kompani.

• Zhvillues Sistemi / Inxhinier Softuerësh – Dizenjimi dhe implementimi i aplikacioneve softuerike të biznesit dhe sistemeve të ndërmarrjeve të agrobiznesit dhe më gjerë.

• Sisteme Biznesi dhe Financiare – Menaxhimi efektiv i IT-së brenda një kompanie dhe gjenerimi i treguesve kyç të performancës për produktivitetin dhe efikasitetin e IT-së;

administrator i sistemeve ERP & CRM; zbatim i softuerëve financiarë.

• Specialist në E-Business ose E-Government – Zhvillimi dhe menaxhimi i platformave online dhe shër-bimeve dixhitale në sektorin privat dhe publik; specialist në tregtinë elektronike, zhvillues dhe analist uebi.

• Specialist ose sipërmarrës në Sektorin e IT-së & Programimit – Bazuar në idenë personale për një start-up, të diplomuarit mund të krijojnë me sukses kompani programimi dhe zgjidhjesh dixhitale.