Skip to Content

Inxhinieri Mjedisi dhe Uji

• Mësim praktik në laboratorë, terren dhe praktika profesionale në sektorin privat dhe institucionet publike.

• Fokus kërkimor, me mundësi për të kontribuar në projekte për ndotësit prioritarë, metalet e rënda, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, dhe ndryshimet klimatike.

• Kurrikul ndërkombëtare, në përputhje me standardet e BE-së, Universitetin BOKU dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

• Lidhje të forta me tregun e punës, me mundësi të larta punësimi në institucionet shteterore që lidhen me mjedisin, kompani infrastrukture, konsulenca mjedisore dhe autoritete rregullatore në fushën e mjedisit dhe ujit.

Për më shumë informacion dhe procedurat e aplikimit, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të DMBN ose kontaktoni koordinatorin e programit në: dame@ubt.edu.al



Programi Bachelor (BSc.) në “Inxhinieri Mjedisi dhe Uji” është një program ndërdisiplinor që ofrohet nga Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (DMBN), në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

Ky program integron konceptet kryesore të inxhinierisë me shkencat mjedisore, për të përgatitur studentët në menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe burimeve natyrore, reduktimin e ndotjes dhe hartimin e zgjidhjeve teknike dhe të bazuara në natyrë për çështjet mjedisore bashkëkohore.


Ky program studimi synon të:

• Ofrojë njohuri të thelluara mbi teknologjitë e trajtimit të ujrave, dinamikën ndotësve, vlerësimin e cilësive të tokës dhe ujit, si dhe restaurimin e ekosistemeve.

• Formojë specialistë ndërdisiplinorë, të aftë të integrojnë planet inxhinierike mjedisore, monitorimin dhe analizën e politikave mjedisore.

• Pajisë studentët me njohuri për planifikimin dhe menaxhimin e sistemeve të ujore, trajtimin e ujërave të ndotura dhe sistemet e ujërave të ujitjes në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së.

• Pajisë studentët me njohuri mbi metalet e rënda, substancat prioritare dhe sjelljen e pesticideve për të vlerësuar rrezikun e tyre dhe politikat mjedisore.

• Zhvillojë aftësi kërkimore dhe inovative në hartimin e projekteve bazuar në zgjidhjet e ofruara nga shërbimet e ekosistemeve, infrastruktura e gjelbër dhe qasjet në ekonominë qarkulluese dhe menaxhimin e burimeve natyrore.




Të diplomuarit në këtë program do të jenë të aftë të:

• Planifikojnë dhe menaxhojnë rrjete të furnizimit me ujë, sistemet ujitëse, sisteme ujërash urbane dhe impiante të trajtimit të ujërave të ndotura.

• Hartojnë dhe zhvillojnë projekte të auditimit dhe vlerësimit të ndikimit social dhe mjedisor (VNM/VNMS) si dhe plane menaxhimi mjedisor (PMM).

• Aplikojnë parimet hidrologjike dhe hidraulike për analizën e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore për një përdorim të qëndrueshëm.

• Hartojnë dhe zbatojnë zgjidhje teknike dhe të bazuara në natyrë për përmirësimin e sistemeve të lagunave, infrastrukturës së gjelbër dhe sistemet për rehabilitimin e mjediseve të ndotura.

• Monitorojnë dhe vlerësojnë parametrat mjedisorë duke përdorur teknika moderne, rrjete sensorësh dhe mjete gjeohapësinore (GIS, teledeteksion).

• Modelojnë sisteme mjedisore për të parashikuar lëvizjen e ndotësve, rrjedhat e ujit dhe përgjigjen e ekosistemeve.

• Garantojnë përdorimin dhe administrimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke zbatuar praktikat më të mira për të ruajtur integritetin e ekosistemit dhe disponueshmërinë e burimeve.

• Zbatojnë dhe interpretojnë legjislacionin mjedisor, standardet dhe direktivat e BE-së në planifikimin dhe zbatimin e projekteve.

Të diplomuarit mund të punësohen në profile si:

• Inxhinierë Mjedisi dhe Uji në sektorin publik, kompani konsulence dhe industri.

• Specialist mjedisi në agjenci qeveritare dhe ndërkombëtare (p.sh. Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, Agjenci Kombëtare dhe Rajonale të Mjedisit, Ujit dhe Zonave të Mbrojtura, projektet e financuara nga BE dhe institucionet ndërkombëtre).

• Ekspertë projektesh për infrastrukturë, rehabilitim mjedisor dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

• Kërkues në institucionet për kërkim dhe zhvillim pranë universiteteve, instituteve kërkimore dhe kompanive teknologjike (p.sh., kompani sensorësh/IoT).

• Këshilltarë të politikave mjedisore që ndihmojnë në hartimin e legjislacionit dhe planifikimit strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.

  • Viti I (60 ECTS): Matematika dhe statistika e aplikuar, fizikë, kimi, hyrje në hidrologji, gjeologji, biologji e aplikuar, hyrje në shkencat sociale, GIS dhe remote sensing.
  • Viti II (60 ECTS): Politika e burimeve dhe marrëdhëniet me publikun, kërkim shkencor, shkenca e tokës, ndotja e mjedisit dhe atmosferës, ekologji, inxhinieria e proceseve, trajtimi i ujërave, planifikimi i burimeve hapësinore, ekonomia qarkulluese dhe dinamika e ndotësve.
  •  Viti III - Profili “Menaxhimi i Ujit” (60 ECTS): Inxhinieri hidraulike dhe hidrologjike, metodat e monitorimit të ujit, menaxhimi i ndotjes agrokimike, projekte ndërdisiplinore dhe ekskursione, ekologji e përgjithshme dhe ujore, menaxhimi i baseneve ujore, zgjidhje të bazuara në natyrë, projekt diplome.
  •  Viti III - Profili “Menaxhimi i Burimeve Natyrore” (60 ECTS): Përdorimi i tokës dhe mbrojtja e saj, vlerësimi dhe menaxhimi i riskut mjedisor, ruajtja e germoplazmës, ndotja agrokimike, projekte ndërdisiplinore dhe ekskursione, burimet biologjike dhe ekosistemet detare, zhvillimi i qëndrueshëm dhe energjitë e rinovueshme, projekt diplome.

• Shkencat Natyrore (48 ECTS): fizikë, matematikë, statistikë, kimi, meteorologji, botanikë, hidrologji, gjeologji dhe shkenca e tokës, ekologji, etj.

• Inxhinieri dhe Teknologji (90 ECTS): teknologji të trajtimit të ujit, hidraulikë, inxhinieria e proceseve, kontrolli i ndotjes mjedisore, modelim mjedisor, analiza gjeohapësinore, menaxhimi i tokës dhe ujit, planifikim i burimeve hapësinore, ekonomi qarkulluese, teknologji dhe pajisje, etj.

• Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Politike (42 ECTS): baza të menaxhimit të burimeve dhe mjedisit, shkenca sociale, ekonomi mjedisore, politika dhe rregullore, menaxhim projektesh, angazhim me palët e interesit, etj.