Inxhinieri Pyjore
Kjo diplomë kombinon aftësitë tekniko – profesionale dhe krijuese, duke i përgatitur studentët për një menaxhim te qendrueshem te pyjeve dhe kullotave. Përmes përvojës praktike, studentët përmirësojnë aftësitë e tyre në vleresimin dhe qeverisjen e burimeve natyrore ne perputhje me parimet e qendrueshmerise, duke hapur kështu rrugë të ndryshme karriere si vleresues, menaxhues, hartues dhe zbatues i projekteve. Ky program ështëme i miri për ata që kërkojnë të punojne per mbrojtjen dhe zhvillimin e ekosistemeve pyjore, biodiversitetit te tyre dhe mjedisit ne teresi. Zbatimi me korrektesi shkencore i projekteve nepermjet teknologjive innovative do të ndihmoje në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Programi Bachelor në“ Inxhinieri Pyjore" kombinon aspektet shkencore, praktike dhe krijuese të shkencave pyjore ne funksion te mireqeverisjes se ekosistemeve pyjore dhe kullosore si edhe perdorimin e tyre ne perputhje me objektivat e percaktuara ne planin e menaxhimit.
Kurikula u ofron studentëve aftësitë teknike dhe njohuritë e nevojshme për të menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore pyjore dhe kullosore.
Studentët do të marrin njohuri për vleresimin e perditesuar te gjendjes se pyjeve dhe kullotave, si dhe per metodat e reja te menaxhimit dhe perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore.
Gjithashtu ata do te jene te afte te zatojne parimet e planifikimit hapsinor per perdorim multifunksional te burimeve pyjore dhe kullosore.
Programi ka për qëllim:
• Zhvillimin e ekspertizës teknike për vleresimin e ekosistemeve natyrore te pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtjen e natyres: Ti pajisë studentët me njohuri të thelluara mbi metodat e vleresimit te grumbujve pyjore, teknologjinë e zbatimit dhe teknikat moderne të vjeljes se produkteve pyjore drusore dhe jodrusore.
• Nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit në percaktimin e funksioneve kryesore dhe ndihmese te ekosistemeve pyjore dhe kullosore: Të ofrojë aftësi për të percaktuar sa më me efektivitet funksionet e ekosistemeve pyjore dhe kullosore ne pajtueshmeri te plote me objektivat strategjike te zhvillimit rajonal dhe kombetar.
• Promovimin e praktikave të qëndrueshme në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave: Të inkurajojë zgjedhjen dhe përdorimin e metodave menaxhuese ne pershtatje me kerkesat e ekosistemeve pyjore dhe kullosore , si dhe me mjedisin ne teresi. Gjithashtu, të mbeshtesë atesimin e studenteve per vleresimin e sherbimeve dhe produkteve nga ekosistemet natyrore pyjore dhe kullosore.
• Krijimin e aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të projekteve: Të përgatisë studentët për të menaxhuar projekte prodhimi dhe zhvillimi, duke nisur nga konceptimi deri në zbatimin e tyre, duke siguruar planifikim, buxhetim dhe koordinim
efektiv me palët e interesuara.
• Kultivimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor: Të zhvillojë aftësitë ndërdisiplinore të studentëve, duke kombinuar aspektet teknike të zhvillimit me ato ekonomike dhe sociale.
Keshtu studentet kane mundesi bashkepunimi ne fusha si menaxhimi i pejsazhit, marketingu, mbrojtja e medisit,etc.
Të diplomuarit do të fitojnë ekspertizë në:
• Vlerësimin e saktë te grumbujve pyjorë nga pikëpamja silvikulturore dhe ekonomike.
• Menaxhimin e pyjeve dhe kullotave në mënyrë të qëndrueshme.
• Zgjedhjen e një forme më të mirë të qeverisjes së grumbujve pyjore.
• Zbatimin me sukses projekte të ndryshme në pyje dhe kullota.
• Vleresimin e sherbimeve dhe produkteve nga ekosistemet pyjore dhe kullosore
• Agjencinë Kombëtare të Pyjeve
• Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura
• Shërbimin pyjor Bashkiak
• Kompani private dhe OJF
• Agjenci të ndryshme të zhvillimit rural
