Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit
Diploma Bachelor në "Ushqimi dhe shkencat e të Ushqyerit" është e bazuar mirë, duke pasqyruar natyrën ndërdisiplinore të programit dhe duke e përafruar atë me nevojat akademike, profesionale dhe të shëndetit publik. Ai mbështetet në: (a) një qëllim ndërdisiplinor (përbërja dhe përpunimi i ushqimit, ndikimi biologjik në shëndetin e njeriut), (b) duke adresuar sfidën e dyfishtë të shëndetit në Shqipëri. (kequshqyerja), (c) përafrimi me standardet globale dhe evropiane (njohja dhe ngjashmëria ndërkombëtare), (d) fokusi akademik dhe kërkimor.
Programi Bachelor në "Ushqimi dhe shkencat e të Ushqyerit" në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një program ndërdisiplinor që ndërthur biologjinë, kiminë dhe shkencat e shëndetit për të studiuar përbërjen e ushqimit, të ushqyerit dhe ndikimin e tyre në shëndetin e
njeriut. Ky program është ndërtuar për të përgatitur studentët për karrierë në këshillimin e të ushqyerit, shëndetin publik, kërkimin shkencor dhe dhe përpunimin.
Synimi i programit bachelor unik në Shqipëri në "Ushqimi dhe shkencat e të Ushqyerit" është:
• të përgatis profesionistë me përvojë të konsiderueshme teorike dhe praktike në fushën e shkencave të ushqimit dhe të ushqyerit
• të studioj rolin e të ushqyerit në sëmundje të ndryshme
• të zhvilloj produkte të reja dhe gjithashtu i orientuar mirë në fushat e shkencës së ushqimit dhe të ushqyerit
• të diplomuarit të fitojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve që hasen në të gjitha nivelet e prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit
• profesionistë që njohin aspektet socio-ekonomike, ligjore dhe rregullatore të sektorit të ushqimit dhe të shëndetit të njeriut lidhur me të ushqyerit.
Të diplomuarit do të fitojnë aftësi në:
• këshillimin mbi ushqimin, shëndetin publik, kërkimin dhe përpunimin.
• njohuri praktike në këto fusha, duke i përgatitur ata për karrierë në
➢ të ushqyerit,
➢ sigurinë ushqimore dhe
➢ shëndetin publik
Sektori privat, ku përfshihen kompani të ndryshme të shërbimeve ushqimore dhe të shkencës së kulinarisë pranë bizneseve te ndryshme si ato të klinikave, këshillimeve ushqimore, restoranteve, njësive të tregtimit dhe përpunimit të ushqimeve, kateringjeve etj. Mundësitë e punësimit përfshijnë po ashtu OJF, organizata ndërkombëtar.
Sektori publik, përfshirë këtu nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar nga bashkitë, komunat, po ashtu në nivel qarku apo rajoni dhe si specialistë në hartimin dhe përgatitjen e racioneve ushqimore në institucione të ndryshme publike si kopshte, shkolla, spitale dhe azile për të moshuar. Mundësitë e punësimit po ashtu janë dhe në insitucione të qeverisjes qëndrore që kanë objekt monitorimi dhe vlerësimi të ushqimeve dhe të ushqyerit.
Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë si objekt studimi aspekte të ndryshme të ushqimit apo fusha të lidhura me të.
Programi ndërthur Shkencat e Natyrës, Teknologjinë dhe nxhinierinë, Shkencat Ekonomike, Sociale dhe Juridike, si dhe përfshin diplomën, lëndët me zgjedhje dhe praktikën profesionale.
• Viti I: Kurse bazë në kimi, biologji, matematikë, biostatistikë, mikrobiologji dhe ligjshmëri ushqimore (60 ECTS).
• Viti II: Shkencat ushqimore dhe të ushqyerit, biokimia, fiziologjia, bazat e dietologjisë, suplementet ushqimore dhe ushqimet funksionale, si dhe kurse sociale-ekonomike (60 ECTS).
• Viti III: Ushqyerja në komunitet, sëmundjet ushqimore, siguria dhe cilësia ushqimore, analiza e ushqimeve, lëndë me zgjedhje, praktikë profesionale dhe tema e diplomës (60 ECTS).
Totali: 180 ECTS
Për hartimin e programit është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore, i cili ndërthur njohuri nga shkencat biologjike, kimike dhe mjekësore me teknologjinë ushqimore, nutricionin dhe shkencat sociale. Ky integrim synon të formojë profesionistë të aftë të kuptojnë dhe të menaxhojnë hallkat e ndryshme të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi dhe përpunimi i ushqimit deri te ndikimi i tij në shëndetin individual dhe atë publik. Në këtë kuadër, programi kombinon bazat shkencore (kimi, biologji, biokimi, fiziologji), me dimensionin praktik dhe aplikativ (teknologji ushqimore, analiza, siguri dhe cilësi), si dhe me qasjen shëndetësore dhe sociale (bazat e dietologjisë, të ushqyerit e njeriut, ushqyerja në komunitet, suplementet ushqimore, politikat dhe ligjshmëria ushqimore).