MIRATIMI I SALLAVE TË VOTIMIT
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Rregullores për “Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT”,
VENDOSI:
- Miratimin e sallës BI 06, e cila do të shërbejë si qendër votimi për personelin akademik me kohë të plotë të Fakultetit, në procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të Njësisë Bazë “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural” pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.
- Procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në 16:00.
- Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.