Skip to Content

Njoftim

Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 36, 37 dhe 46:  Statutin e UBT-së, neni 14, pika 4, neni 18/1 dhe neni 21; Rregulloren ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT” të miratuar me Vendimin nr.7, datë 18.04.2024 të Senatit Akademik të UBT-së dhe Urdhërin Nr.30, datë 7/10/2025, të Rektorit të UBT-së, njofton se:

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpallur të hapur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor”, pranë njësive kryesore të UBT-së dhe zgjedhjen e një anëtari të Senatit Akademik, përfaqësues i studentëve, që i përket Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Dita e fillimit të procesit zgjedhor të shpallur për anëtarët e KGDSH dhe përfaqësuesin e studentëve, të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Senatin Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës është data 10 Tetor 2025.

Data e zhvillimit të zgjedhjeve për anëtarët e KGDSH dhe përfaqësuesin e studentëve të FBU në Senatin Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës është data 10 Nëntor 2025.

Komisioni Institucional Zgjedhor

NJOFTIM PER HAPJEN E PROCESIT ZGJEDHOR NE UBT_10.10.2025 

SHPALLJE_ANETAR SENATI STUDENT 

VENDIM Nr 33 date 08.10.2025 

VENDIM Nr 35 date 08.10.2025