Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo (LAIA)
Qëllimi i projektit Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo (LAIA) është të zhvillojë dhe të implementojë një program në nivel master mbi Inteligjencën Artificiale, i cili do të prezantohet në Institucionet e Arsimit të Lartë – anëtare të konsorciumit. LAIA synon të sjellë mundësi të avancuara arsimore në Shqipëri dhe Kosovë, për të mbajtur hapin me teknologjitë e reja dhe për të shfrytëzuar thellësisht avancimet kërkimore në këtë fushë. Me një përpjekje të përbashkët, projekti LAIA mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së njerëzve, mundësitë për punësim dhe të nxisë rritjen e sistemit në Shqipëri dhe Kosovë në tërësi.
Data e nisjes së projektit: Dhjetor 2023
Data e mbarimit të projektit: Dhjetor 2026
Koordinatori i Projektit:
- Qendra Kërkimore e Universitetit të Pireut (Greqi)
Partnerët e Projektit:
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (Shqipëri)
- Universiteti i Danimarkës Jugore (Danimarkë)
- Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (Shqipëri)
- Universiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri)
- Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri)
- Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti (Kosovë)
- Kolegji Ndërkombëtar Universum (Kosovë)
LAIA është një projekt i financuar nga programi ERASMUS+ për Ngritjen e Kapaciteteve të Bashkimit Evropian.
Link-u i projektit: https://laiaproject.eu/
Link-u i platformes: https://projectlaia.eu/login/index.php
Koordinator projekti për Universitetin Bujqësor të Tiranës: Prof. Asoc. Edmira Shahu,
e-mail: eozuni@ubt.edu.al